Si të gjesh partnerë biznesi jashtë vendit për të eksportuar
Nuk është kurrë e lehtë të drejtosh biznesin tënd, apo të hapësh një të tillë rishtazi gjithashtu. Shpesh herë, ne e gjejmë veten duke kërkuar ndihmë nga të tjerët, veçanërisht nëse duam ta zgjerojmë atë.
Dhe pavarësisht gjithçkaje, në përgjithësi, është relativisht e vështirë kur bëhet fjalë për gjetjen e një partneri biznesi. Sidomos, nëse jeni duke kërkuar për një partner ndërkombëtar importues në një vend të huaj. Në këtë drejtim, janë disa gjëra për t'u marrë parasysh.
Ku dhe si të gjenden klientët e rinj?
Është një nga pyetjet kryesore për një sipërmarrës e cila bëhet edhe më e mprehtë kur flitet për gjetjen dhe hyrjen në tregje të reja. Gjithsesi nuk ka një formule apo nje klishe në mënyrën se si gjenden klientët e rinj pasi dihet qe të gjitha tregjet dhe sektorët janë të ndryshëm.
Çfarë duhet patur parasysh :
Besueshmëria
Besueshmëria është një faktor i madh dhe i rendesishem kur kërkoni një partner biznesi. Nëse nuk ka referenca ose prova për të mbështetur përvojën tuaj, atëherë si mund të besoni në ndërtimin e një partneriteti me këtë person ? Të gjesh dikë që të besosh me biznesin tënd nuk do të jetë kurrë e lehtë, por ka disa mënyra që mund ta bëjnë atë më pak të vështirë sesa duhet.
Klientët ekzistues
Klientët ekzistues janë një burim premtues për të gjetur klientë të rinj – veçanërisht nëse ata janë të bindur për cilësinë e produkteve dhe besueshmërinë e kompanisë eksportuese. Zakonisht, klientët janë të interesuar në parim për një marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë dhe si rrjedhojë janë të hapur për rritjen e furnizuesve të tyre.
Si hap i parë, ata duhet të pyeten për kompani të tjera të cilat mund të jenë të interesuara për mallrat që do eksportohen. Në disa raste, madje, ata mund ta kenë Klientë të Rinj dhe Blerësit ekzistues per te rekomanduar kompaninë tek të tjerë. Ne vijim dhe në rast të një marrëdhënjeje shumë të mirë më klientët ekzistues atij mund t’i kërkohet të prezantohet te klientët e rinj potencialë. .
Rrjete të prodhuesve dhe eksportuesave shqiptarë
Një burim i mirë informacioni për klientët e rinj potencialë janë kompanitë shqiptare që kanë filluar tanimë eksportimin në tregje të caktuara. Pavaresisht se ata nuk mund ta identifikojne saktësisht klientët e duhur , ata mund të ofrojnë informacion premtues për të kontaktuar dhe gjetur klientë të rinj. Mund te referohesh p.sh: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë www.prodhues.org ; Keshilli I Agrobiznesit Shqiptar (KASH): www.kash.org.al ; Shoqata e grumbulluesve, perpunuesvedhe eksportuesve te Shqiperise (ACPEM): https://amap.org.al/
A mund të ndihmojnë agjencitë shteterore /qeveritare ?
Agjencitë qeveritare mund të jenë shumë të dobishme, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj. Ata mund të jenë një burim i pasur idesh dhe kontaktesh brenda dhe jashte vendit. Nje e tille eshte Agjencia Shqiptare te Investimeve te Huaja AIDA që ofron informacione per tregje , kontakte apo partneritete biznesi duke iu siguruar një pasqyrë të partnerëve potencialë të biznesit në vendin tuaj të zgjedhur.Shih : Partnere biznesi - AIDA https://www.facebook.com/investinalbania . Në kuadër te misionit të saj AIDA ndër të tjera mbeshtet SME vëndase ne gjetjen e tregjeve të reja dhe promovimin prodhimet te tyre jashtë vendit nën markën "Made in Albania".
Per hyrjen ne tregje, perfshire tregtine e jashteme, tregjet konsumatore, cmimet, tendencat dhe te tjera nje burim i rendesishem ne Shqiperi eshte Agjencia Shqiptare e Statistikave INSTAT: www.instat.gov.al
Organizatat për mbështetjen e biznesit (OMB)
OMB-të në Shqipëri do të mund të japin informacionin e duhur në lidhje me sektorin tuaj si edhe për tregjet e synuara në Europë. Shembuj të organizatave që mbështesin biznesin në Shqipëri janë Agjencia Rajonale e Zhvillimit ( ARZH https://rdatirana.al/ ), Albexport. , Biznes Albania , etj
Misionet tregtare dhe te biznesit
Një nga mënyrat më të mira për të gjetur një partner biznesi është duke iu bashkuar një misioni tregtar pasi ai është gjithashtu vendi i përsosur për të takuar dhe për të gjetur kandidatin e përsosur për një partner të mundshëm biznesi. Ju mund merrni pjesë në një mision biznesi apo tregtar organizuar nga Institucione mbeshtetese te biznesit si MBU, AIDA, DHTI, etj.
Interneti/Rrjetet Sociale
Kërkimi në internet dhe Rrjetet sociale janë të dobishme në gjetjen e partnerëve të mundshëm dhe te të japin një përshtypje të parë për klientët potencialë. Këto faqe ju lejojnë të shikoni referencat e partnerëve të mundshëm të biznesit, si dhe CV-të e tyre dhe historinë e punës.
Në këtë drejtim, një burim i mirë informacioni mund të gjendet në kataloget onlinë të ekspozitave. që ndihmojn për të gjetur blerësë rinj. Ata ofrojnë informacione të tilla si web faqe për blerësat dhe kontaktet e tyre. Një shembull i tille është katalogu online i Panaireve te njohura Nderkombetare si Fruitlogistikës në Berlin (https://www.virtualmarket.fruitlogistica.de/en/exhibitors) apo Biofach, Nurenberg, Gjermani (https://www.biofach.de/en/exhibitors)
Burime databazash
Ne menyre te permbledhur burime të ndryshme që mund të eksploroni për të gjetur partnerin më të mirë për biznesin tuaj ndërkombëtar.
- Kontrolloni (informacionet e vendit,) dhe merrni këshilla specifike për gjetjen e klientëve dhe partnerëve të biznesit . P.sh mund te merrni informacion nga agjentët ose kontaktet e kolegëve që operojnë në të njëjtin sektor.
- Shoqatat e Biznesit /tregtare apo shoqatat e bizneseve të huaja që funksionojnë në Shqipëri mund të jenë shumë të dobishme, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj. Ata mund të jenë një burim i pasur idesh dhe kontaktesh. Shih nje liste permbledhese te tyre ne Shqiperi http://sipermarrjaime.gov.al/shoqatat
- Kërkoni këshilla nga këshilltarët në Dhomën e Tregtisë së rajonit apo ne qytetet tuaj p.sh ne Tirane (DHTI ) https://www.cci.al/ si dhe ne Agjencinë Shqiptare te Investimeve te Huaja (AIDA) : https://www.aida.gov.al/sq/nvm/zgjeroni-tregun-tuaj.
- Kontaktoni me Enterprise Europe Network ( EEN-Albania - https://www.een.al ). Ato ofrojnë, ndër të tjera, akses në një bazë të dhënash të partnerëve të biznesit, me profile të mijëra kompanive nga rreth 60 vende. Ju gjithashtu mund të plotësoni profilin tuaj.
- BalkanMed - Regjistrohu për lidhje, bashkepunime biznesi me BalkanMed -https://www.bmbpages.biz/companies/listall që ofron informacion mbi shoqatat dhe grupimet e kompanive të SME-ve eksportuese per rajonin. BalkanMed eshte një platformë biznesi që lidh dhomat ballkanike të tregtisë për mbi 6 vende, përfshirë Shqiperine, etj.
- Panairet Tregtare - Vizitoni panairet dhe ekspozitat tregtare ndërkombëtare (shih listen e panaireve dhe Bazen e të dhënave per to (https://www.tradefairdates.com/) dhe kontakto me klientët e mundshëm. Agjencia Shqiptare te Investimeve te Huaja - AIDA , Programi Zvicerian i Promovimit të Importeve (SIPPO) dhe Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve – ENN. ofrojne asistence dhe organizojne ture studimore , takime B2b, dhe pjesemarje në ekspozita tregtare ndërkombëtare, misione blerjeje apo eksportuesve. Për më shumë informacion shihni në: http://www.s-ge.com/switzerland/import/en dhe https://www.sippo.al/
- Organizatat ndërkombëtare, si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)- https://albania.un.org/sq/sdgs/8 edhe BE-ja ose shpesh kërkojnë furnizues; zbuloni nëse mund të ofroni shërbimet tuaja. Platforma Access2Markets është një platformë qendrore në internet e zhvilluar nga BE , e cila përfshin informacione si për importuesit ashtu edhe për eksportuesit, potenciale eksporti, tarifat dhe barrierat tregtare, rregullat doganore , etj, në mënyrë të shpejtë. https://trade.ec.europa.eu/access-to-markets/en/content/welcome-access2markets-trade-helpdesk-users#toc
- Platforma b2b për shitje ndërkombëtare. Europages ofron zgjidhje B2B e-marketing për kompanitë që dëshirojnë të përmirësojnë dukshmërinë e tyre në internet dhe të gjenerojnë partneritet biznesi. Shih Europages https://www.europages.co.uk. Gjithashtu ne Shqiperi, Platforma B2B online per NMV- te - http://aida.gov.al/b2b/en/b2b/
- Qendra Hollandeze për Promovimin e Importeve (CBI) - Përdorni shërbimet e ofruara nga Qendra (CBI Holland )- https://www.cbi.eu/market-information)qe lidh bizneset nga vendet në zhvillim me partnerët e mundshëm të biznesit evropian duke ofruar informacion të pasur dhe këshilla praktike për mënyrën se si mund të hyhet në tregjet europiane.