
Prodhimi i domates në Shqipëri, trendi botëror i eksportit
Shqipëria kultivon 42,994 ha perime, përfshirë ato në fushë të hapur dhe në ambjente të mbrojtura, me një prodhim total prej 1,338,218 ton. Nga kjo sipërfaqe e kultivuar rreth 6,693 ha mbillen me domate, 2,565 ha me kastravec dhe 3,220 ha me spec.
Domatja si një kulturë e mbjellë tradicionalisht në Shqipëri, aktualisht kultivohet në sipërfaqe relativisht të mëdha. Sipas INSTAT, nga totali i sipërfaqes së mbjellur me perime prej 42,994 ha në vitin 2021, domatja zë prej 15.6%. Sasia mesatare e domates së eksportuar gjatë vitit 2022 është 29,760 tonë, me një vlerë rreth 26.2 milion USD. Megjithatë Shqipëria përveç prodhimit vëndas në këtë periudhë, për të përmbushur nevojat për konsum ka importuar vazhdimisht domate, ku gjatë periudhës Janar-Mars është importuar një sasi mesatare prej 2,943 tonë.
Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO), përllogarit se, vlera vjetore e prodhimit të domates në Shqipëri ishte 144 milionë euro në vitin pandemik 2020. Në rreth 135 vende që kultivojnë kulturën e domates Shqipëria zuri vendin 52-të në botë.
Sipërfaqja e kultivuar me domate sidomos në sera është rritur dukshëm në dekadën e fundit, kryesisht e nxitur nga kërkesa për eksport. Sipërfaqja e serrave përllogaritet të jetë rreth 2100 ha, me një prodhim rreth 300,000 ton, ku rreth 50% të këtij prodhimi e zë kultura e domates, 30-35% kastraveci, 10-12% speci, 6-8% kungulli dhe patllixhani.
Perimet shënuan një rritje vjetore me 3.28 %, krahasuar me vitin 2020, ku niveli më i lartë ishte në qarqet Fier me 541.792 ton, Tiranë me 133.579 ton dhe Berat me 131.830 ton. Prodhimi i perimeve në sera përfaqëson 21,67 % të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 52 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier. Në vitin 2021, prodhimi në sera është rritur me 2,64 %, krahasuar me një vit më parë ku prodhimi i domates zë 51.9 % të prodhimit gjithsej.
Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në sera ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati dhe Fieri.
Si paraqitet prodhimi botëror i domates
Domatet janë një nga frutat më të konsumuara (të referuara si perime) në mbarë botën, dhe ato kultivohen në shumë vende. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të Kombeve të Bashkuara, 10 vendet më të mira prodhuese të domates në vitin 2020 janë:
- Kina me 60.4 million ton me një vlerë 36,040,899,000 $
- India me 21.7 million ton me një vlerë 6,721,973,000 $
- Amerika me 11.6 million ton me një vlerë 15,394,299,000 $
- Turqia me 11.3 million ton me një vlerë 3,063,333,000 $
- Egjipti me 8.6 million ton me një vlerë 2,686,649,000 $
- Irani me 7.2 million ton me një vlerë 2,580,493,000 $
- Italia me 5.5 million ton me një vlerë 6,068,956,000 $
- Brazili me 5.3 million ton me një vlerë 1,172,666,000 $
- Meksika me 4.7 million ton me një vlerë 1,809,877,000 $
- Spanja me 4.4 million ton me një vlerë 1,566,032,000 $
Këto vende së bashku përbënin mbi 80% të prodhimit global të domates.
Konsumatorët më të mëdhenj të domateve janë Kina, India, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Egjipti. Megjithatë, për sa i përket konsumit për frymë, vendet evropiane si Italia, Greqia dhe Spanja janë në krye të listës.
Nisur nga grafiku më lart, që pasqyron prodhimin e domates në vendet e Bashkimit Europian, 5 janë vendet me potencial prodhues: Spanja, Hollanda, Greqia, Italia dhe Polonia. Ajo që shikohet në grafikun më lart është ulja e prodhimit të domates në 5 vitet e fundit dhe veçanërisht Spanja, e cila ka një zhvillim në diversifikimin e aktiviteteve bujqësore, duke i dhënë prioritete edhe sektorëve të tjerë siç janë pemtaria, blegtoria, ullishtaria në të gjithë zinxhirin bujqësor.
Disa nga arsyet kryesore të rritjes së tregut global të domates janë:
- Kërkesa në rritje për produkte domate të përpunuara si ketchup, salcat dhe domatet e konservuara.
- Rritja e popullaritetit të ushqimeve të shëndetshme dhe organike, ka çuar në një rritje të kërkesës për domate të freskëta.
- Rritja e ndërgjegjësimit për përfitimet ushqyese të domateve, të cilat janë të pasura me vitamina, antioksidantë dhe minerale.
- Inovacionet në teknikat dhe teknologjitë bujqësore, të tilla si hidroponia dhe bujqësia preçize, kanë çuar në rendimente më të larta dhe domate me cilësi më të mirë.
- Luhatjet në periudhat stinore dhe ndryshimet klimatike, kanë ndikuar në prodhimin dhe çmimet e domates, sidomos në vendet e ngrohta dhe me rrezatim të lartë vjetor.
Domatet janë një nga produktet bujqësore nga më të tregtuara, me eksporte të konsiderueshme nga vende të tilla si Meksika, Holanda, Spanja, Turqia dhe Maroku. Importuesit kryesorë të domates janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Rusia, dhe në veçanti vendet e BE-së.
Në grafikun më lart paraqitet një rritje e kërkesës së tregut Europian për kulturën e domates, kjo si pasojë e uljes së prodhimit nga disa shtete si Hollanda, Franca, të cilat janë afektuar nga kriza botërore e lëndës djegëse (nafta ose gazi) duke qenë se prodhimtaria e tyre varet nga serat me ngrohje qëndrore. Brënda një periudhe 8 vjeçare kemi një rritje të importit të domates nga vendet e BE-së me rreth 45.3%.
Në përgjithësi, tregu global i domates pritet të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, i nxitur nga rritja e kërkesës për produkte të freskëta dhe të përpunuara të domates, si dhe nga inovacionet në teknikat bujqësore dhe të prodhimit.
Ajo që shikohet në fluksin e eksporteve drejt vendeve të BE-së, është një penetrim i konsiderueshëm i domates nga vendet jo-anëtare të BE-së, dhe kryesisht domates nga Maroku dhe Turqia që zotërojnë volumin më të madh të importeve të domates nga BE-ja. Ndryshimet klimaterike në këto vende kanë krijuar një mundësi të mirë për të kultivuar domaten në sera diellore dhe furnizimin e tregjeve Europiane me këtë produkt gjatë gjithë vitit kalendarik. Aktualisht edhe Shqipëria gjatë periudhës Janar-Mars është importuese e domates, kryesisht nga Turqia (Antalia, Izmir) dhe Greqia (Kreta).
Bazuar nga kërkesa e tregjeve, parashikohet që gjatë vitit 2023, Spanja do të ketë një rritje të sipërfaqeve me domate prej 15%. Dhe kjo vjen pas disa vitesh ulje të ndjeshme të prodhimit, gjë që do të kompensojë kërkesat e tregut europian. Sa i përket Francës, problemi më i madh që përballen fermerët janë shpenzimet për ngrohje, ndaj është e vështirë të bëhen parashikime. Ndërkohë që Maroku është rritur në sipërfaqe të kultivuar me domate me 17% dhe Turqia me 12%, dhe të dyja si shtete udhëheqin eksportet drejt tregjeve kryesore europiane.
Çmimet e domates në tregun Europian
Në këtë buletin kemi analizuar të dhënat statistikore të ofruara nga baza e të dhënave të Bashkimit Europian, analizë kjo që lidhet me trendin e çmimeve të domates përgjatë:
® Çmimeve mujore gjatë vitit 2022
® 2 mujorit të parë të vitit 2023
® Çmimeve mesatare të BE-së me bazë mujore gjatë 5 viteve të fundit (min&max).
Si pasojë e periudhës pandemike dhe efekteve të luftës në Ukrainë, çmimet e inputeve bujqësore pësuan një rritje të lartë, pothuajse me 80%. Kjo situatë, e shoqëruar edhe me mungesën e fuqisë punëtore, gjë që solli rritjen e vlerës së krahut të punës, u shoqërua me një rritje të ndjeshme të çmimit të prodhimit dhe tregtimit të domates. Nga grafiku i mëposhtëm vërehet që periudha dimërore e vitit 2023, paraqet vlerën më të lartë të çmimit të domates. Mesatarja e çmimit të domates në BE, gjatë muajit Shkurt 2023 arriti 2.66 euro/kg ose 310 lek/kg. Ndërkohë çmimi mesatar në BE gjatë periudhës 2022 (Mars 2022) arriti shifrën 2.15 euro/kg ose 250 lek/kg. Çmimi mesatar i domates në BE gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2023, pra Shkurt 2023 krahasuar me mesataren e 5 viteve në të njëjtën periudhë, është 56.4% më i lartë dhe 22% më i lartë krahasur me vitin 2022.
Kjo mungesë produkti në tregjet Europiane, e shoqëruar me një çmim të lartë të domates, është një mundësi e mirë për fermerët në Shqipëri që të shtojnë sipërfaqet e kultivuara me sera, të përmisojnë mënyrën e kultivimit duke plotësuar standartet e sigurisë ushqimore, pra analizave të mbetjeve, të plotësojnë standartet e marketingut për të penetruar në një treg ku vlera financiare e gjeneruar është shumë më e lartë. Nisur nga analiza e çmimeve të lart-përmendura, ku çmimi në 5 vitet e fundit paraqet vetëm trend rritës, na sjell në vlerësim të një risku të ulët që ky lloj biznesi paraqet. Ndërkohë që kjo kërkesë produkti, e shoqëruar me investime bashkëkohore në sera diellore, kërkon një përmirësim të marketingut të eksporteve vendase drejt vendeve të BE-së.
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023
Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
