ESG një risi në NOA

Strategjia ESG mbulon çdo aspekt të impaktit të aktivitetit të NOA, duke përfshirë drejtimin e kompanisë, produktet financiare, menaxhimin e përditshëm, si dhe angazhimin për barazi gjinore, mbrojtjen e klientëve dhe mjedisit, transparencën në punësim dhe financime, raportimin mbi aktivitetin financiar dhe impaktin socioekonomik.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG)

Si pjesë e aksionit ESG të NOA dhe në kuadër të Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, NOA angazhohet në promovimin e katër objektivave, të cilat janë përfshirë plotësisht në strategjitë e saj të brendshme.

Certifikime

NOA ka siguruar certifikata të rëndësishme, përfshirë vlerësimin “α- e lartë” nga agjencia ndërkombëtare e MFR, certifikimin “CPC – Client Protection Certificate”, certifikimin “European Code of Good Conduct for Microcredit Provision”, si dhe është nderuar si një nga tre finalistët e “SDG Business Pioneer Award” nga UNDP.

Kredidhënie e përgjegjshme dhe e qëndrueshme

NOA ofron shërbime këshillimi, financimi dhe partneriteti, duke përfshirë risitë e fundit të këshillimeve agro dhe biznes. Gjithashtu promovon edhe fushata të ndryshme si një mjet efektiv për t'u njohur me dimensionin social të sektorit mikrofinanciar, përmes kanaleve digjitale dhe komunikimit të drejtpërdrejtë.

Promovimi i komuniteteve dhe mbështetje sociale

NOA promovon dhe mbështet komunitetet dhe iniciativat sociale në Shqipëri duke ofruar mbështetje për biznese, rininë, dhe donacione për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Kujdesemi për mjedisin

NOA angazhohet për uljen e impaktit në mjedis duke integruar praktika eko-inteligjente, si përdorimi i firmës elektronike, ulja e printimeve dhe kartvizitave të printuara, përdorimi i email signature dhe kodit për printimet, si dhe fikja automatike e pajisjeve elektronike për të reduktuar konsumimin e energjisë.

Në zemër të ESG, Njerëzit

Përgjatë viteve NOA ka prezantuar Fondin e Pensionit Vullnetar për të rritur mirëqenien e stafit në moshën e pensionit, ka aplikuar orarin e punës të reduktuar për ditën e premte, si dhe ka lançuar programin e “Besnikërisë në Punë” për të nderuar punonjësit që kanë kontribuar në suksesin dhe vlerat e institucionit.

ESG Raporte Vjetore

Për të siguruar transparencë të lartë, NOA publikon raportet vjetore të ESG, të cilat ofrojnë informacion të detajuar mbi përparimet dhe angazhimet e saj në fushat e mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes.