/

Drejtor

Rrjeti i Partnereve te Biznesit

Nderton dhe miremban zhvillimin e rrjetit te partneriteteve dhe te referuesve, si dhe te produkteve dhe skemave zbatuese respektive, per te mbeshtetur aktivitetin e kredidhenies se kompanise, si nepermjet rrjetit te degeve ashtu edhe nepermjet sherbimit ne distance, ose online.

1. Zhvillon strategjine per ndertimin dhe mirembajtjen e marredhenieve me palet e treta, duke siguruar permbushjen e objektivave te shitjes dhe te kenaqesise se partnereve referues dhe te klienteve kredimarres, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, ndertimin e nje marredhenie te qendrueshme me partneret;
2. Drejton ekipin e Marredhenieve me Palet e Treta, duke u siguruar qe strategjia, objektivat dhe procedurat ne fuqi respektohen plotesisht, konform vlerave te kompanise dhe standarteve me te larta profesionale;
3. Monitoron performancen e partnereve, merr masa perkatese per te siguruar produktivitetin e pritshem dhe analizon ne menyre frekuente cdo informacion me interes, ashtu si dhe performancen e partneritetit, duke propozuar dhe masat e pershtatshme per arritjen e objektivave te percaktuar;
4. Zhvillon dhe propozon cmimin, promocionet dhe skema te tjera nxitese per partneret, stafin apo klientet kredimarres te referuar nga partneret, ne menyre qe te promovoje produktivitetin dhe rritjen e volumit te biznesit te kredidhenies se kompanise;
5. Udheheq duke organizuar ekipin ne varesi, por dhe personalisht, zhvillimin e negociatave me partneret dhe cdo pale te treta referuese mbi kushtet dhe afatet e marreveshjes per te optimizuar vleren e marredhenieve te ndersjellta;
6. Analizon perfitueshmerine dhe qendrueshmerine per cdo partner, per cdo segment dhe per cdo rajon, dhe raporton duke propozuar gjithashtu ndryshimet e nevojshme per permiresim;
7. Punon ngushte me Deget si dhe me menaxheret rajonale, per te kuptuar se si produkti duhet te pozicionohet dhe te perafrohet me tregun, duke treguar nje vemendje konstante mbi zhvillimet me te fundit te konkurrences, por dhe mbi kerkesat e bizneseve partnere potenciale;
8. Merr pjese aktivisht ne iniciativa/aktivitete te ndryshme ku perfshihet NOA per ta perfaqesuar ate denjesisht.

Kërkesat:

1. Diplome universitare preferueshem ne Ekonomi, Administrim Biznesi ose te tjera te lidhura me fushen;
2. Minimumi 5 vite eksperience te suksesshme ne institucione te tjera financiare ose 3 vite ne nje pozicion manaxherial ne shitje;
3. Aftesi per te ndertuar marredhenine te forta; Aftesi per te shitur koncepte te veshtira;
4. Aftesi te shkelqyera organizative & manaxhimit te kohes;
5. Aftesi coaching & trajnuese te shkelqyera; Zgjidhes problemesh kreativ;
6. Aftesi te shkelqyera ne manaxhimin e projekteve;
7. Eksperience e provuar ne arritjen e rezultateve dhe tejkalimin e objektivave;
8. Njohuri te avancuara te produkteve te kredise;
9. Njohje shume e mire e biznesit ne pergjithesi dhe natyren e institucionit financiar ne vecanti.

Dergoni aplikimin tuaj brenda dates 13 Mars 2020.

Aplikimi duhet te permbaje nje CV te perditesuar dhe nje leter motivimi per pozicionin perkates.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.