/

Drejtor Agjencie

Agjencia Peshkopi

Qellimi i punes:

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore te zones gjeografike perkatese permes ofrimit te coaching, heqjes se pengesave per sukses dhe vepron si kampion per efektivitetin e shitjeve.

Pergjegjesite kryesore:

1. Sjell energji ne procesin e hartimit te planit te biznesit duke ndermarre veprime dhe duke bashkepunuar me ekipin e mesem dhe te larte drejtues;
2. Siguron arritjen e Planit te Biznesit, ne terma rritje dhe cilesie portofoli, ne zonen perkatese, ne perputhje me rregullat dhe procedurat ne fuqi ne institucion;
3. Nderton marredhenie me stafin e agjencise per te siguruar qe perdoren te gjithe mjetet drejt suksesit;
4. Kupton ne detaj produktet financuese si ato duhen pozicionuar, per te qene ne linje me tregun dhe konkurrencen;
5. Siguron analiza te tregut per cdo segment klientele dhe sjell ide per permiresim Drejtorit Rajonal te Biznesit;
6. Siguron sherbim klientele te shkelqyer, duke siguruar krijimin e marredhenieve afatgjata me klientet dhe siguron qe ankesat e klienteve zgjidhen dhe/ose raportohen ne limite minimale kohore;
7. Monitoron indikatoret kyc te performances se agjencise, duke kompletuar raporte dhe ndermarre masa korrigjuese kur performanca eshte nen pritshmeri;
8. Angazhim maksimal me kontrollin e kredise dhe per identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo perputhshmerise;
9. Siguron qe vendet vakante rishihen dhe plotesohen menjehere kur ka nje nevoje;
10. Ofron coaching, mentorim, keshillim dhe eshte trajneri i punonjesve;
11. Siguron nje vleresim vjetor performance te shkelqyer.

Kërkesat:

1. Diplome Universitare e preferueshme ne Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha te tjera te ngjashme;
2. Eksperience pune e preferueshme 2 vjet si Drejtor Dege/Agjencie ose 4 vjet ne nje pozicion shitje ne nje institucion financiar/banke;
3. Njohuri ekselente te kredise; Aftesi shume te mira ne shitje dhe marketing;
4. Aftesi lidershipi, mbikqyrjeje, mentorimi;
5. Aftesi shume te mira organizative dhe te manaxhimit te kohes;
6. Aftesi per te zhvilluar marredhenie te forta dhe per te punuar me drejtues te nivelit te larte.

Dergoni aplikimin tuaj brenda dates 18 mars 2020.

Aplikimi duhet te permbaje nje CV te perditesuar dhe nje leter motivimi per pozicionin perkates.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.