/

Drejtor Zonal i Mbledhjes se Kredive

Njesia e Rekuperimit te Kredive ne Vonese

Kujdeset per arritjen e treguesve te cilesise se portofolit te kredise brenda objektivave te Kompanise per deget ne varesi, nepermjet ndjekjes sistematike te aktivitetit te manaxhimit te kredive ne vonese nga stafi pergjegjes. Siguron zbatimin e procedurave/politikave dhe strategjive ne fuqi per manaxhimin e klienteve ne vonese.

Detyrat dhe Pergjegjesite e pozicionit:
1. Angazhohet maksimalisht ne realizimin e Objektivave te Cilesise se Portofolit per deget ne varesi ne perputhje me Objektivat e kompanise;
2. Monitoron ecurine e cilesise se Portofolit te Kredise per deget ne pergjegjesi, identifikon ne kohe cdo faktor qe mund te impaktojne cilesine e Portofolit si dhe propozon te pergjegjesi strategjite dhe masat per t'u ndermarre per permiresimin e cilesise se portofolit ne kohen e duhur;
3. Siguron zbatimin e procedures se manaxhimit te klienteve ne vonese nga cdo dege ne varesi, duke monitoruar ne menyre frekuente raportet pergjegjese e duke kontrolluar punen ne terren si dhe raporton ne kohe te pergjegjesi rezultatet;
4. Monitoron performancen e kredive te ristrukturuara dhe jep mbeshtetje kur eshte e nevojshme;
5. Monitoron, siguron dhe drejton realizimin e komiteteve te delinkuences ne cdo dege ne varesi perputhje me proceduren ne fuqi;
6. Konsolidon parashikimet dhe propozon objektivat e stafit per cilesine e Portofolit per cdo dege ne varesi;
7. Koordinon, monitoron dhe suporton skuadren e Oficereve te Mbledhjes se Kredive ne deget e rajonit qe mbulon dhe siguron qe ata veprojne ne perputhje me politikat, procedurat dhe etiken profesionale te kompanise;
8. Viziton kliente te ndryshem per te siguruar arritjen e objektivave dhe sherben si autoritet negociues me klientet.


Kërkesat:

1. Eksperience pune e preferueshme 3 vjet ne nje pozicion qe lidhet me aktivitetet e manaxhimit te kredive me probleme;
2. Aftesi te shkelqyera ne negociim dhe komunikuese;
3. Aftesi per vendimmarrje dhe per te menduar ne menyre kritike; Aftesi shume te mira per te kryer analiza;
4. Profil i orientuar ne menyre te shkelqyer drejt objektivit;
5. Disponibilitet per te udhetuar;
6. Diplome Universitare e preferueshme ne Kontabilitet, Finance, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha te tjera te ngjashme;

Dergoni aplikimin tuaj brenda dates 30 Nentor ne https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet te permbaje nje CV te perditesuar per pozicionin perkates.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.