Pse NOA
Ne jemi krenarë për kompaninë që jemi sot dhe mjaft entuziastë për të ardhmen që na pret dhe kjo falë dedikimit dhe profesionalizmit të punonjësve tanë. Ne kemi pasion për të shërbyer në industrinë në të cilën operojmë, kemi kontakt të dretpërdrejtë me klientët, jemi transparentë por edhe të adaptueshëm për t’iu përgjigjur çdo nevoje partnerëve tanë të biznesit, kemi integritet dhe synojmë ndërtimin e marrëdhënieve afat-gjata, dhe të gjitha këto sepse jemi ne, NOA!
Eksploro arsyet pse duhet të zhvilloheni me ne!
Një histori mbi 25 vjeçare e cila sheh drejt së ardhmes besimplotë se NOA do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj ADN-së së saj duke lartësuar përherë standardet e tregut, nxitur rikonceptimin dhe ripozicionimin e sektorit të mikrofinancës në ekonominë shqiptare dhe shërbyer gjithmonë me të njëjtën energji e dëshirë për inovacion.
Në NOA, stili i manaxhimit është Unik, i orientuar ndaj zhvillimit të njerëzve dhe detyrave, ku 60% e menaxhimit janë promovime të brendshme.
Më shumë se 1400 individë janë bërë pjesë e udhëtimit tonë ndër vite, duke kontribuar me punën dhe vitalitetin e tyre në një ambjent dinamik dhe nën zhvillim të përhershëm. Tek ne çdo opinion dhe ide vlen dhe përkthehet në risi dhe çdo punonjës, ka një zë! Çdo strategji e burimeve njerëzore bazohet në idetë dhe sugjerimet e stafit të cilat mblidhen çdo vit nëpërmjet Pyetësorit mbi Angazhimin dhe Kënaqësinë në Punë.
NOA ofron praktika pune dhe politika të stafit të cilat promovojnë diversitetin dhe mundësitë e barabarta. Për këtë arsye, NOA është vlerësuar me çmimin e artë për mundësitë e barabarta të punësimit dhe diversitetit në Indeksin e Barazisë së Punësimit, ku femrat përbëjnë 70% të menaxhimit të lartë dhe 50% të menaxhimit total.
NOA ofron paketa konkurruese kompensimesh dhe benefitesh si dhe kujdeset për stafin e saj, duke i përfshirë në Skema të Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit si dhe Kujdes Vjetor Parandalues me mbulim tejet të lartë dhe rrjet të gjerë.
Stafi ynë është tejet i angazhuar, me energji të lartë dhe që përshtatet me kulturën e korporatës. Ne besojmë fuqimisht në qëllimin dhe orientimin e NOA-s, ne jemi krenarë i të qenit pjesë e NOA!