Kultura Korporative

Vlerat tona Korporative janë parimet thelbësore mbi të cilat bazohemi dhe të cilat na udhëheqin sjelljen në marrjen e vendimeve. Vlerat tona korporative na diferencojnë në treg, dhe për ne është tepër e rëndësishme që këto vlera të jetohen dhe reflektohen nga të gjithë, në marrëdhëniet me kolegët, klientët, bashkëpunëtorët tanë si dhe palët e treta.

Në 21 vite aktivitet ne kemi rrënjosur disa prej tyre, kemi sjellë vlera të reja dhe vazhdojmë t’i influencojmë ato duke sjellë çdo ditë një pjesë tonën në punë. Edhe ti nesër mund të sjellësh një pjesë tënden në NOA!

  • Integriteti dhe sjellja etike

    “Për mua, është vlera më e fortë që na bashkon në NOA. Ndershmëria, barazia, dinjiteti, diversiteti, dhe të drejtat individuale, tonat dhe të klientëve, janë tepër domethënëse. Ndershmëria dhe drejtësia në çfarëdo që bëjmë, më bëjnë të vij me kënaqësi në punë”

    ~ Dorina

  • Dinamizmi

    “Arsyeja pse jam afatgjatë në NOA, është mundësia që më ofrohet për të sfiduar veten çdo ditë! Pasioni për punën,energjia që më karakterizon dhe impakti që sjell çdo ditë në shoqëri, më bëjnë krenar të jem pjesë e NOA.”

    ~ Iliri

  • Mbrojtja e klientit dhe përgjegjshmëria sociale

    “Kompania ime, kujdeset që të dëgjoj dhe kuptoj me kujdes klientët, t’i mbroj ata me qëllim shmangien e mbingarkesës së tyre me detyrime dhe ofrimin e një shërbimi sa më transparent, të dedikuar si edhe t’ju ofroj përherë një mënyrë për të adresuar shqetësimet e tyre”

    ~ Elona

  • Angazhimi

    “Në projektet më të rëndësishme për kompaninë mendimi ynë ka qënë primar për vendimarrjen e drejtuesve tanë, të cilët na kanë treguar se punonjësit janë aseti më i çmuar dhe i vlefshëm për suksesin e kompanisë, prandaj dhe unë punoj çdo ditë sikur të ishte dita ime e parë!”

    ~ Taulanti

  • Risitë dhe Inovacioni

    “Falë ambicies së institucionit për të qënë gjithmonë një hap përpara në shërbimet e ofruara sot i shërbej klientëve pranë biznesit të tyre nëpërmjet tabletit tim dhe plotësoj çdo kërkesë në çdo moment afër tyre.”

    ~ Kristina