Njihu me Stafin

  • Irida Shehi - Drejtor, Njësia e Kontabilitetit

    “Puna zë një pjesë të madhe të jetës tonë, dhe mendoj që mënyra më e mirë për të qenë të kënaqur e të suksesshëm është të kesh besim në atë që bën dhe ta duash punën që bën. Nga ana tjetër besimi dhe mbështetja që institucioni na jep në këmbim, është motiv për të vazhduar më tej rrugëtimin tonë në karrierë, një rrugëtim drejt vetë përmirësimit të përbashkët.”

  • Janulla Kekezi - Drejtor, Dega Sarandë

    “Energjia, dinamizmi, diversiteti dhe motivimi janë faktorë të cilët çdo mëngjes më inkurajojnë të sfidoj veten dhe të tejkaloj limitet. NOA është vendi ku ndihem si në shtëpi, ku falë këmbënguljes dhe përkushtimit personal kam arritur të zhvilloj potencialin tim dhe më e rëndësishmja duke marrë shumë mirënjohje në këmbim, që i shton vlerë këtij rrugëtimi!”

  • Dardan Dalaçi - Drejtor, Njësia e Zhvillimit të Sistemeve

    “Nga eksperienca ime e gjatë e punës në NOA, kam krijuar bindjen, se kompania jonë veçohet në tregun e shërbimeve financiare, për vëmendjen që i kushton zhvillimit të vazhdueshëm të sistemeve dhe zgjidhjeve teknologjike, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve dhe përmirësimin e të gjitha proceseve të punës së kompanisë. Por, po aq rëndësi NOA i kushton dhe zhvillimit të vazhdueshëm të stafit, dy faktorë këta të kombinuar së bashku, të cilët më kanë motivuar ndër vite për të qenë afatgjatë në rrugëtimin e NOA.”

  • Jonilda Hoxha - Drejtor, Dega Unaza e Re

    “Puna me pasion dhe përkushtim të vazhdueshëm e mbështetur dhe vlerësuar nga institucioni, janë motivi që jam afatgjatë në NOA. Energjia dhe pozitiviteti që më karakterizon, më kanë ndihmuar në përmbushjen e sfidave drejt rrugës së zhvillimit dhe arritjes së suksesit!”