Investime

Mbështetje për çdo ambicie sipërmarrëse e zgjerimi të aktivitetit!

Kredia për investime është zgjidhja ideale për të mbështetur çdo investim të agrobiznesit bujqësor. E krijuar për të financuar projekte të rëndësishme që ndihmojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e fermës tuaj, kjo kredi mbulon një gamë të gjerë investimesh, duke përfshirë ndërtimin e stallave, shtimin e numrit të krerëve të kafshëve, ndërtimin e serave, ngritjen e pemtorëve dhe sistemeve mbështetëse, blerjen e mekanikës bujqësore, sistemet e ujitjes, rrethimin e ambienteve, dhe pajisjet për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjithashtu, mbështet investimet në energjinë e rinovueshme, duke kontribuar në një fermë më të qëndrueshme dhe efikase. Me këtë kredi, ju mund të përmirësoni ndjeshëm kapacitetet dhe efikasitetin e biznesit tuaj. 

Kredia për Investime
Shuma e kredisë Deri në 20,000,000 lekë
Monedha Lekë/Euro
Afat maturimi Deri në 120 muaj
Norma e Interesit p.a 18% - 20%
Komision disbursimi 3%
Kolateral Pa kolateral deri në 2 vjet
Bashkëhuamarrës Pa bashkëhuamarrës deri në 500,000 lekë
Ripagimi i Kredisë Këste të rregullta mujore
Dokumentacioni ID & Dokumenta të biznesit
 

Për të mësuar më shumë për kushtet e punës për shërbimet në NOA klikoni këtu!