Karta e të drejtave të klientit
Çdo klient ka të drejtën e:

Informimit
- Informohet plotësisht dhe me transparencë për proçesin, kushtet e kredisë dhe ndryshimet që mund të pësojnë.
- Informohet për rreziqet që paraqet norma e ndryshueshme e interesit dhe kredimarrja në valutë të huaj.
- Informohet për politikën e privatësisë dhe mbrojtes së të dhënave personale.
- Informohet për politikën e ankimit.

Zgjedhjes
- Bën zgjedhjen e tij të lirë në dobi të interesave të tij.
- Tërhiqet nga proçedurat kur mendon se nuk janë në dobi të interesave të tij.
- Kërkon ndryshime të kushteve kontraktore nëse është në dobi të interesave të tij dhe miratohet nga institucioni.

Aksesit
- Pajiset me kopje të dokumentacionit të depozituar dhe/ose nënshkruar prej tij.
- Kërkon ndryshime të informacionit të depozituar më parë prej tij.

Kofidencialitetit
- Trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet të plotë.
- Sigurohet për ruajtjen e të dhënave të tij në përputhje me standartet financiare teknologjike dhe legjislacionin në fuqi.

Dëgjesës dhe Ankesës
- Dëgjohet dhe ankohet nëse mendon se është trajtuar në mënyrë të padrejtë.
- Merr përgjigje për kërkesat apo ankesat e paraqitura sipas procedurës në fuqi.