Të drejtat e klientit

Informimi

Informohet plotësisht dhe me transparencë për procesin, kushtet e kredisë dhe ndryshimet që mund të pësojë gjatë kohëzgjatjes së saj.
Informohet për rreziqet që paraqet norma e ndryshueshme e interesit dhe kredimarrja në valutë të huaj.
Informohet për politikën e privatësisë dhe mbrojtes së të dhënave personale.
Informohet për politikën e ankesave.

Zgjedhja

Bën zgjedhjen e tij të lirë në dobi të interesave të tij.
Tërhiqet nga procedurat kur mendon se nuk janë në dobi të interesave të tij.
Kërkon ndryshime të kushteve kontraktore nëse është në dobi të interesave të tij dhe miratohet nga institucioni.

Aksesi

Pajiset me kopje të dokumentacionit të depozituar dhe/ose nënshkruar prej tij.
Kërkon ndryshime të informacionit të depozituar më parë prej tij.

Konfidencialiteti

Trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet të plotë.
Sigurohet për ruajtjen e të dhënave të tij në përputhje me standardet financiare, teknologjike dhe legjislacionin në fuqi.

Dëgjesa dhe Ankesa

Dëgjohet dhe ankohet nëse mendon se është trajtuar në mënyrë të padrejtë.
Merr përgjigje për kërkesat apo ankesat e paraqitura sipas procedurës në fuqi.