Mirlinda Korkuti

Mbi 21 vite përvojë në planifikim strategjik, retail, operacione dhe projekte në sektorin bankar dhe financiar.

Zj.Korkuti iu ri-bashkua skuadrës së NOA-s në Janar 2023, si Drejtor i Departamentit të Inovacionit dhe Projekteve të Biznesit, me qëllimin për të kontribuar edhe më tej në rritjen e standardeve të shërbimit, përmirësimin e produkteve dhe kanaleve të financimit dhe zgjerimin e marrëveshjeve të biznesit.

2018 – 2022 Ajo iu bashkua Bankës OTP, në pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Projekteve ku menaxhoi projekte të rëndësishme për transformimin dixhital të bankës dhe integrimin në grupin e madh OTP, projekte të cilat kanë shërbyer edhe me përqasjen ndaj trendeve të fundit drejt dixhitalizimit të proceseve dhe shërbimeve.

2016 – 2018 Zj.Korkuti ka qenë pjesë e NOA-s në funksionin e Menaxhimit të Projekteve për Biznesin sikurse Organizim dhe Metodologji.

2002 – 2016 Zj.Korkuti e nisi karrierën e saj në vitin 2002 në Bankën Emporiki si analiste kredie dhe ishte pjesë e ekipit fillestar që ndihmoi në rritjen dhe zgjerimin e bankës me një rrjet prej 20 degësh e një portofol të konsoliduar klientësh në më pak se 5 vite. Me një rritje të shpejtë e progresive, pati mundësinë të drejtonte struktura e ekipe të ndryshme në Bankë, duke përmendur Drejtor Dege, Drejtor i SME-ve, Drejtor i Projekteve dhe Metodologjisë, duke kontribuar në arritje të rezultateve të prekshme në të gjitha strukturat ku ishte pjesë.

Si pjesë e ekipit të Projektit transformues për ndryshimin e Sistemit Qendror të Bankës, ku përveç përmirësimit teknologjik u implementua një ndryshim rrënjësor i produkteve dhe i proceseve, ajo pati kontributin kryesor duke menaxhuar skuadrën e Menaxhimit të Ndryshimit.

Zj.Korkuti është diplomuar për Kontabilitet dhe Financë, pranë Kolegjit Amerikan të Greqisë, Deree College, Athinë në vitin 2002. Në vitin 2007 është diplomuar MBA në Banking dhe Financë nga Institut Universitaire Kurt Bösch, Switzerland.