Kredi
NOA është lider i financimit të sipërmarrjes së vogël, fermerit dhe familjes shqiptare. Produktet tona janë të përshtatura ndaj çdo profili, për çdo kërkesë financimi, pa burokraci & aprovim të shpejtë.
Kredi për bujqësinë, blegtorinë & agroturizmin
Kredi të përshtatura për sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe agroturizmit sipas sezonalitetit dhe madhësisë së biznesit, nga më i vogli tek më i konsoliduari
Kredi për biznes
Zgjidhje financiare të shpejta dhe të përshtatura për çdo të vetëpunësuar, sipërmarrës dhe biznes, duke adresuar nevojat e tyre specifike. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke ofruar fleksibilitet dhe përkrahje në çdo fazë të zhvillimit të biznesit tuaj.
Kredi për individë & familje
Kredi e shpejtë për çdo nevojë personale & familjare, që nga blerja e pajisjeve elektro-shtëpiake dhe automjeteve deri te rinovimi i plotë i banesës.
Bli tani, paguaj më vonë
Një produkt unik në tregun financiar shqiptar, ku konsumatori blen produktin që dëshiron në një prej partnerëve të NOA-s dhe fillon pagesën e tij pas grace period (në varësi të partnerit grace period shkon 2-3 muaj pas blerjes së produktit)