Elert Stoja

Mbi 23 vite përvojë në kreditimin mikro, SME & korporata të kombinuara me një përvojë në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe administratë, në një mjedis ndërkombëtar shumë dinamik.

Z. Stoja u promovua si Drejtor i Shitjeve në Maj 2023 pas 4 vitesh të suksesshme në pozicione të ndryshme brenda rrjetit të NOA, si Drejtor Rajonal, Drejtor i Segmentit të Biznesit dhe Drejtor i Rrjetit të Partnerëve të Biznesit, i fokusuar në përmbushjen e objektivave të biznesit të NOA-s përmes menaxhimit të një force shitëse profesionale, zhvillimit të partneriteteve për të siguruar përmbushjen e objektivave të Kompanisë për rritje.

2014-2018 Gjatë një periudhe jashtëzakonisht dinamike, ai drejtoi me sukses Njësinë e Administrimit të ProCredit Bank në pozicionin e Menaxherit të Administratës ku drejtoi me sukses projektin e efikasitetit të degëve me fokus në dixhitalizimin e shërbimeve.

2012-2014 Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i përfshirë në konceptimin si dhe në ofrimin e trajnimeve të ndryshme individuale dhe në grup për stafin, brenda Departamentit të Burimeve Njerëzore.

2009-2012 Z.Stoja iu besua drejtimi i Degës Vlorë, në pozicionin e Drejtuesit të Degës me fokus në arritjen e rritjes së qëndrueshme të portofolit, si dhe ndjekjen e vonesave.

2007-2009 ai ishte pjesë e Korporatave ku u promovua si Koordinator Kredie dhe gjithashtu Menaxher i Sektorit të Korporatave ku drejtoi me sukses një ekip dinamik duke thelluar njëkohësisht njohuritë e tregut, aftësitë organizative dhe ndërtuar aftësi të mëtejshme menaxheriale.

2003-2007 Karriera e tij e hershme filloi në Maj 2003 si analist kredie për t'u promovuar në role të mëtejshme. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi përvojë të vlefshme në fushën e mikrofinancës, duke ndërtuar një bazë të gjerë klientele.

Z. Stoja është diplomuar për Ekonomi në Hoteleri dhe Turizëm, Universiteti Fan S. Noli, Korçë në vitin 1996. Në vitin 2013 ka përfunduar me sukses "ProCredit Management Academy", Frankfurt, Gjermani, në një program 3-vjeçar.