Trajnime të stafit për produkte të reja dhe inovative të huasë

Bashkëpunimi i suksesshëm mes NOA dhe USAID për një produkt kredie të dedikuar në kuadër të projektit FALP, po vijon zbatimin e tij i ndjekur me një seri trajnimesh të dedikuara për stafin e NOA.

Trajnimet u realizuan në partneritet me CBS (Creative Business Solutions) me një ekspert ndërkombëtar dhe me mbështetjen e USAID-it. Këto trajnime u realizuan në datat 07 dhe 11 Prill 2023 dhe u organizuan ne grupe prej 20 pjesëmarrësish duke u ndjekur paralelisht online për stafin pjesëmarrës nga qytetet më të largëta.

Ishte një eksperiencë e veçantë dhe jemi të sigurt se kjo do të ndihmojë stafin tone më tej për  ti ofruar zgjidhjet e duhura bizneseve të këtij sektori.