Drejtor i Pagesave, Departamenti i Operacioneve & Projekteve

Siguron implementimin e shërbimeve të pagesave brenda kuadrit rregullator, ligjor dhe teknik dhe veprimtari të lidhura me to (e-commerce, e-wallet, etc). Ndërton strategjitë e pagesave duke përfshirë iniciativat që lidhen me shitjen, teknologjinë, produktet, ofertat dhe marketingun. Ndërton marrëdhënie me partnerë teknologjikë për të siguruar zgjidhje inovative dhe maksimizuar mundësitë e të ardhurave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1.      Vlerëson tregun e pagesave dhe harton strategji për implementimin e shërbimit në NOA; Përgatit planin operacional dhe teknik;

2.      Mbikëqyr ngritjen e sistemeve, ndërfaqeve, sistemeve të kontrollit;

3.      Analizon të dhëna për të identifikuar mundësi që ofrohen për përditësimin e strategjisë së pagesave në përputhje me objektivat e kompanisë;

4.      Harton treguesit e performancës së biznesit, përfshirë edhe ata financiarë;

5.      Manaxhon buxhetin e caktuar për të siguruar që planet zbatohen brenda afateve të përcaktuara kohore / brenda burimeve të miratuara;

6.      Manaxhon dhe zhvillon shërbimin e pagesave për të rritur përfitueshmërinë e biznesit;

7.      Sjell propozime konkrete dhe rekomandon politika në lidhje me shërbimet e pagesave dhe mekanizmat që synojnë rritjen e gjenerimit të të ardhurave, nxisin besueshmërinë, efikasitetin dhe aksesueshmërinë e këtyre sistemeve;

8.      Zhvillon dhe mirëmban work-flow për të gjitha hapat e proceseve të pagesave;

9.      Analizon, përgatit dhe kryen trajnime periodike për ndryshimet në sistem.

 

Kërkesat për pozicionin:

1.      Eksperiencë pune e preferueshme 5 vite në proceset e pagesave, idealisht në fushën e parasë elektronike;

2.      Njohuri shumë të mira në sistemet e pagesave; Aftësi të shkëlqyera në manaxhim projektesh;

3.      Aftësi analizuese shumë të mira për ndërtimin e proceseve eficente dhe vendosjen e kontrolleve të duhura;

4.      Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;

5.      Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale përfshirë dëgjimin, trajnimin;

6.      Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;

7.      Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Informatikë Ekonomike ose fusha të tjera të ngjashme.

 

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 4 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.