Specialist i Riskut te Kredise, Njesia e Riskut te Kredise

Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1.      Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;

2.      Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;

3.      Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;

4.      Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;

5.      Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;

6.      Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.

 

Kërkesat për pozicionin:

1.      Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;

2.      Aftësi të shkëlqyera analize financiare;

3.      Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

4.      Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;

5.      Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;

6.      Aftësi të shkëlqyera trajnuese;

7.      Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

 

Si të aplikoni:

 

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 9 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.