Drejtor i Trajnimeve dhe Zhvillimit të Karrierës, Departamenti i Burimeve Njerëzore

Kontribuon në mënyrë thelbësore në suksesin e kompanisë, nëpërmjet ofrimit të coaching, trajnimeve dhe zhvillimit të punonjësve.

Vepron si partner i biznesit, duke siguruar integrimin e duhur të punonjësve të rinj veçanërisht në rrjetin e degëve, duke identifikuar dhe vlerësuar nevojat për trajnim dhe krijimin e planeve të trajnimit të përshtatura për të rritur aftësitë dhe performancën e punonjësve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1.      Identifikon dhe vlerëson nevojat e trajnimit nëpërmjet një analize të roleve, rrugëtimit të karrierës, vlerësimit vjetor të performancës dhe feedback të manaxhimit;

2.      Ofron coaching individual dhe këshillim duke vepruar si trajner i punonjësve me fokus të lartë punonjësit e degëve/shitjes;

3.      Zbaton një strategji gjithëpërfshirëse trajnimi në përputhje me objektivat e biznesit dhe ndjek zbatimin e duhur të Planit Vjetor të Trajnimit;

4.      Bashkëpunon ngushtë me departamente të ndryshme për të siguruar që punonjësit të marrin trajnimin e nevojshëm për të shkëlqyer në rolet e tyre dhe për të kontribuar në suksesin e përgjithshëm të kompanisë;

5.      Siguron zbatimin e duhur të aktiviteteve zhvilluese të aprovuara si coaching, mentorim për punonjësit e identifikuar si suksesorë;

6.      Siguron që procesi i integrimit të punonjësve të rinj të zbatohet si duhet;

7.      Siguron që vlerësimi vjetor i performancës kryhet në kohë dhe në mënyrë transparente dhe konstruktive për gjithë punonjësit në baza vjetore dhe monitoron dhe siguron zbatimin e duhur të planit personal të zhvillimit.

Aftësitë dhe eksperienca që po kërkojmë:

1.  Mprehtësi e fortë biznesi;

2.  Mendim strategjik;

3.  Aftësi shumë të mira manaxheriale, analitike dhe të menaxhimit të ndryshimit. Të ketë përvojë në manaxhim skuadrash;

4.  Empati; Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit, me aftësinë për t’ju adresuar personaliteteve të ndryshme;

5.  Dëgjues aktiv & influencues;

6.  Përvojë në organizimin dhe ofrimin e trajnimeve;

7.  Eksperienca në sektor, njohuri të shitjes dhe manaxhimit të degës përbëjnë avantazh;

8.  Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Menaxhim ose të tjera të ngjashme me BNJ.

 

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.