Specialist i Lartë i Arkivës, Njësia e Operacioneve të Kredisë

Përgjegjës për ndërtimin dhe funksionimin e plotë të sistemit të arkivës fizike dhe elektronike në kompani.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1.      Përgjegjës për organizimin & mirëmbajtjen e arkivës së kompanisë sipas procedurave & politikave në fuqi duke siguruar se është e organizuar mirë dhe në kohë;

2.      Mundëson akses të autorizuar tek dosjet e arkivuara për departamentet sipas nevojave të tyre;

3.      Kryen kontrolle mujore për të gjithë dosjet e kredive të cilat dërgohen nga degët në arkivën qendrore, duke siguruar që informacioni në dosje përputhet me informacionin në sisteme;

4.      Kryen kontrolle periodike ne degë mbi zbatimin dhe respektimin e procedurës së arkivës së degës;

5.      Mbështet, trajnon dhe zëvendëson kolegët e tjerë në njësi sipas nevojës;

6.      Mbikëqyr ngarkesën ditore të punës dhe pajtueshmërinë me politikat dhe planet e punës të Specialistëve të Arkivës;

7.      Koordinon procesin e dorëzimit fizik kur stafi përgjegjës ndryshon.

 

Kërkesat për pozicionin:

1.      Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushen e administrimit dhe prokurimit;

2.      Integritet i lartë;

3.      Shumë i/e saktë dhe i/e kujdesshëm për detajet;

4.      Aftësi të shkëlqyera organizative;Aftësi të shkëlqyera raportuese;

5.       I/E aftë të trajtojë njëkohësisht detyra/projekte të ndryshme;

6.      Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim;

7.      Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;

 

 

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 26 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.