Manaxher për Partnerët Për Qytetet: Durrës, Fier, Elbasan

Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetit të referuesve për të mbështetur aktivitetin e kredidhënies për të gjitha segmentet, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.

Përgjegjësitë Kryesore

1. Zhvillon strategjinë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientit, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët;
2. Monitoron performancën e partnerëve për kreditë që prekin të gjithë segmentet e kompanisë, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm dhe raporton performancën në mënyrë frekuente;
3. Kontribuon me ide ne përgatitjen e procedurave për krijimin, zhvillimin dhe/ose përmirësimim e marrëdhënieve me partnerët;
4. Propozon promocione apo skema të tjera nxitëse për partnerët apo forcën shitëse, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit nga partnerët;
5. Udhëheq negociatat me palët e treta mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
6. Analizon përfitueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për çdo partner dhe propozon ndryshime për përmirësim.

Kërkesat për pozicionin:

1. Energjik, i/e vetë-motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera organizative;
2. Aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit dhe negocimi;
3. Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje;
4. Njohuri të mira të rrjetit të bizneseve SME;
5.Disponibilitet për të udhëtuar në rajonin përkatës;
6. Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.
 

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 26 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.