EYE - Erasmus for Young Entrepreneurs
-
Mbështetës
Bashkimi Evropian (BE)
-
Rajoni dhe Shteti
Europa, Ballkani dhe Shqipëria
-
Stafi i përfshirë
3 persona
-
-
Data e fillimit
01.02.2023
-
Data e përfundimit
31.01.2027
Qëllimi i projektit
Erasmus for Young Entrepreneurs është një program shkëmbimi ndërkombëtar i cili u jep sipërmarrësve të rinj dhe aspirues (New Entrepreneurs- Sipërmarrësit e Rinj) mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me eksperiencë (Host Entrepreneurs- Sipërmarrës pritës) që drejtojnë biznese të vogla, te mesme apo edhe të mëdha në vendet e tjera pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe më gjërë. Shkëmbimi i eksperiencës realizohet gjatë një qëndrimi 1-6 muajsh me sipërmarrësit me eksperiencë, dhe i ndihmon sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes. Sipërmarrësit pritës përfitojnë nga perspektiva e sipërmarrësve të rinj për biznesin e tyre dhe gjejnë mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja.
Ky program mbeshtetet nga Bashkimi Europian nepermjet te Këshillit Evropian të Inovacionit dhe Agjencia Ekzekutive të NVM-ve (EISMEA)
Një Partneritet i përbërë nga 10 partnerë dhe 9 shtete të ndryshme si: Italia, Spanja, Bullgaria, Armenia, Letonia, Lituania, Hollanda/Franca, Shqipëria dhe Turqia.
Periudha e zbatimit të projektit 4 vite (deri në 31 Janar 2027).
Nuk ka asnjë kufizim sektorial, pra janë të përfshirë të gjithë sektorët, por e rëndësishme është plotësimi i kritereve administrative të aplikimit.

Pritshmëritë e Projektit
- Regjistrimi/Rekrutimi i 36 Sipërmarrësve të Rrinj (NE) dhe 22 Sipërrmarrësve Pritës(HE)
- Realizimi i 20 shkëmbimeve për Sipërmarrësit e Rinj (NE) duke i dërguar në një nga vendet e programit dhe pritja/hostimi i 20 sipërmarrësve nga vendet e tjera pjesë e programit në vendin tonë pranë Sipermarrësve Pritës(HE)
- Realizimi i 151 historive të suksesit nga shkëmbimet (në nivel partneriteti)
- Përgatitja e një manuali për Start Up-et
- Përgatitja e një materiali me informacion dhe guidë për Sipërmarrësit e Rrinj i cili përfshin informacion të përgjithshem mbi programin Erasmus dhe një përmbledhje përgatitore për shkëmbimin
- Përgatitja e materialit "Paketa e Mirëseardhjes" i cili përfshin informacion mbi vendin tonë dhe të gjitha shërbimet e aksesit për një të huaj. Ky material i shpërndahet sipërmarrësve të rinj të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë për shkëmbim.
- Përgatija e Udhëzuesit "Çfarë tani Përtej Programit të Shkëmbimit të Sipërmarrësve të Rinj"
- Realizimi i 8 takimeve për Organizatat Ndërmjetëse pjesë e programit
- Raportime mujore, 6 mujore dhe vjetore
Partnerët e projektit
1.Microfinanza SRL (MF) - Vicenza, Itali - Lead Intermediary Organization
2.Sdruzhenie Bulgarska Targovsko Promishlena Palata (BCCI) - Sofje, Bullgari
3.Associazione Artigiani e Piccole Impresse Mestre (CGIA) - Venecia, Itali
4.Latvija Asociacija Eiropas Kopienas Studijam (Laeks- LESCA) - Riga, Letoni
5.NOA Sh.a (NOA) - Tiranë, Shqipëri
6.Asociacion Educativa Por La Integracion Y La Igualdad (AEII), Bajo, Spanjë
7.Kauno Prekybos , Pramones Ir Amatu Rumai (KCCIC)- Kaunas , Lituani
8.SELEGO BV (SELEGO) - Amsterdam Hollande dhe France
9.JINISHIAN MEMORIAL FOUNDATION (JMF) - Jerevan, Armeni
10.Zeytin Grup Danismanlik Arastirma Organyzacyon Egtitim Mimarlik Insaat Bilsim Ticaret Sirketi(ZEYTIN) - Ankara, Turqi