06.12.2021

Grantet e IPARD në mbështetje të aktiviteteve të Zejtarisë

Në historinë mijëvjeçare të popullit shqiptar, vend me rëndësi zë dhe aktiviteti i brezave të mjeshtërive popullore. Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë përbën jo vetëm një pasuri të trashëguar, por edhe një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit dhe progresin e turizmit të tij.

Puna artizanale mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë së një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë, i jep një tjetër dimension tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve dhe në veçanti lidhja e saj me turzimin në tërësi. Produktet artizanale mund të klasifikohen në divizione të gjera. Këto divizione janë së pari të bazuara mbi materialet e përdorura, apo kombinimin e materialeve dhe teknikës.

Gjashtë kategoritë më kryesore janë: Shporta\xunkth fibra-punë bimore, Lëkura, Metali, Qeramika, Tekstili.

Ndër punimet më në zë të artizanatit përmendim:

- Filigramë;

- Trikotazh, Pëlhure, Qilima, Qëndisma, Rrobaqepësi (qëndisja, qepja e kostumeve popullore, prodhimi objekteve prej     leshi, pambuku dhe mëndafshi si qilima, sixhade, çanta, shtroje etj.);

- Qeramike, Porcelan (Prodhimi i objekteve prej qeramike, si tava, enë, qypa etj.);

- Punimi i objekteve prej druri, bakri, argjendi me filigran, alabastër;

Çfarë mbulon fondi i IPARD-it për zhvillimin e aktiviteteve të Zejtarisë?

Në fondin e IPARD është një skemë specifike (Masa 7) që mbështet investimet diversifikuese në zonat rurale, ku një pjesë e rëndësishme është mbështetja e aktiviteteve të zejtarisë, si më poshtë:

- Ndërtimi dhe/ ose rikonstruksioni i objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e produkteve tradicionale të artizanatit, 

   duke përfshirë edhe shërbimet që i mundësojnë klientëve për të marrë pjesë në aktivitete artizanale;

- Pajisje të specializuara për prodhimin në shkallë të vogël, të tilla si përpunimi i drurit, gurit dhe tekstileve;

Bazuar në Masë 7, shpenzimet totale të pranueshme për këtë skemë janë:

-  Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO

-  Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO

Masa e Grantit është e barabartë me 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit.

Nevojat për financime dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA.  

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në aktivitetet e Zejtarisë nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni mikro-financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë. Këto raste kalojnë në një procedurë të përshpejtuar dhe arrijnë të financohen brënda 24 orëve.

Këshillime të tjera