22.11.2023

Disa site të dobishme për këdo që dëshiron të fillojë të eksportojë

Për këdo që kërkon të fillojë të eksportojë nëpërmjet disa kërkimeve të thjeshta, gjen lehtë shumë burime dhe portale biznesi shqiptare dhe të huaja që kanë/ofrojnë informacion dhe njohuri të dobishme. P.sh lidhur me flukset tregtare për importet – eksportet, për përmasat e tregut, ecurinë dhe tendencat, dalin pyetjet e mëposhtme:

· Sa është totali i importeve dhe ekporteve (psh në BE) në volum dhe vlerë për produktin e zgjedhur ?

· Nga importohet apo eksportohet më shumë produkti që dua të tregtoj?

· Cilat janë tregjet më të mira për produktin tim? Ku ka më shumë mundësi tregtimi?

· Tek cilat tregje mund të jem pjesëmarrës? Në të gjitha qytetet e Shqipërisë? Vendet e CEFTA, BE, EU janë pjesë e grupit?

Portalet dhe informacioni i mëposhtëm përmban burime të tjera të dobishme për tregtimin, eksportimin veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme:

I. Burime brenda Shqipërisë

1. Qendra Kombëtare e Biznesit ( https://qkb.gov.al/) - ofron informacione, këshilla, mjete dhe udhëzime përmes një portali të besueshëm për Qeverinë Shqiptare siç është edhe E- Albania. Për biznesin dhe eksportuesit, ekziston një informacion dhe shërbimi online të ofruara në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që mbulon legjislacionin në fuqi, regjisitrimet e biznesit, apo aplikimet për leje dhe licenca, kërkesat doganore, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, etj.

- Portali qeveritar : https://e-albania.al/Register/Business/Foreign/Captcha.aspx

- Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit – www.dps.gov.al

2. Udhëzues për Eksportin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme - Udhëzuesi i AIDA për eksport, nga përgatitja për eksport deri te strategjia, marketingu, administrimi i rrezikut, financimi, transporti dhe logjistika, tregtia elektronike, dhe tema të tjera. Ekzistojnë gjithashtu informacione të lidhura për tregjet e eksportit dhe grantet.

- Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve : https://aida.gov.al › PDF › Guida-e-eksporteve

- Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve :  https://aida.gov.al/e-commerce.

3. Informacione për MTL dhe tregjet e BE-së – Në burimet e mëposhtme ofrohen informacione mbi  përfitimin nga MTL-të e rajonit dhe vendeve të BE-së, gjetje tregjesh ndërkombëtare, lehtësitë tarifore, rregullat e origjinës, etj. Ekzistojnë shumë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL) për të ndihmuar dhe lehtësuar bizneset Shqiptare eksportuese:

- Enterprise Europe Network -ENN është rrjeti që ofron një mundësi të mirë për NVM-të shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja. Ato ofrojnë, ndër të tjera, akses në një bazë të dhënash të partnerëve të biznesit, me profile të mbi 23,000 kompanive nga rreth 60 vende.

- Kontaktoni degën tuaj lokale të Enterprise Europe Network për këto shërbime falas EEN-Albania - https://www.een.al ose për më shumë informacion vizitoni http://een.ec.europa.eu/

- DP Doganave- Udhërrëfyes Mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale: https://dogana.gov.al/dokument/3044/udherrefyes-mbi-rregullat-e-origjines-preferenciale

- AgroTrade është një platformë për shkëmbimet tregtare të agrobizneseve midis Shqipërisë dhe tregjeve të huaja. - www.agrotrade.market)

- BalkanMED - Platforma përfshin profilet e rreth 1000 ndërmarrjeve prodhuese dhe eksportuese nga sektorë të ndryshëm të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor. - https://www.bmbpages.biz/companies/listall

- PLATFORMA B2B online për NMV-të - http://aida.gov.al/b2b/en/b2b/ : është një rrjet aktiv, i cili ofron mundësinë për zgjerimin e kontakteve në botën e biznesit si dhe bashkëpunime frytdhënëse dhe investime të suksesshme midis tyre.

- Delegacioni i BE-së në Shqipëri - http://eeas.europa.eu/delegations/albania dhe platforma e Be-së - https://trade.ec.europa.eu/tradehelp/ e cila përfshin informacione si për importuesit ashtu edhe për eksportuesit, potenciale eksporti, tarifat dhe barrierat tregtare, rregullat doganore,etj.

II. Burime jashtë Shqipërisë

Disa faqe interneti mund të jenë të dobishme për kompanitë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në gjetjen e blerësve të mundshëm, si dhe kompanitë që janë të përfshira në prodhimin ose/dhe tregtimin e produkteve të përpunuara të frutave dhe perimeve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

- CBI, Qendra për Promovimin e Importeve nga vendet në zhvillim, kontribuon në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vendet në zhvillim përmes zgjerimit të eksporteve nga këto vende në Evropë - https://www.cbi.eu/export-to-europe

- Baza e të dhënave BestFoodImporters që ofrojnë kontakte të reja çdo ditë dhe përditësime të vazhdueshme me importues aktivë të ushqimit në mbarë botën dhe 180 shtete. - https://bestfoodimporters com/products

- Eurotradeconcept - Grupi i importuesve dhe distributorëve të ushqimit, zinxhiri më i madh evropian i shpërndarjes së produkteve ushqimore dhe pijeve – https://www eurotradeconcept eu/food

- Kompass - është një portal global B2B i njohur në mbarë botën, ku mund të gjeni furnizues dhe blerës për produktet ose shërbimet tuaja. www.kompass.com

- Platforma Access2Markets është një platformë qendrore në internet e zhvilluar nga BE, e cila përfshin informacione si për importuesit ashtu edhe për eksportuesit, potenciale eksporti, tarifat dhe barrierat tregtare, rregullat doganore, etj . https://trade.ec.europa.eu/access-to-markets/en/content/welcome-access2markets-trade-helpdesk-users#toc

- Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) midis Shqipërisë dhe partnerëve të zgjedhur tregtarë ofrojnë akses me tarifa të ulëta ose pa taksa, mbrojtje të fortë të pronësisë intelektuale. Shqipëria deri tani ka nënshkruar 6 Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL) dhe ka arritur të zgjerojë konsiderueshëm tregun e saj të eksporteve. Për më shumë: https://dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire

- Europages - www.europages.com - Platforma më e madhe ndërkombëtare e burimeve B2B me më shumë se 2.6 milionë kompani të regjistruara në të gjithë botën, europages është një nga ofruesit më të mëdhenj të kontakteve të biznesit në Evropë.

        

Këshillime të tjera