
Proçedurat për eksport dhe dokumentat shoqëruese
Proçedurat dhe dokumentat.
Eksportet janë produkte ose shërbime që prodhohen ose realizohen në një vend dhe shiten në një tjetër. Eksportet inkurajohen sepse ato rrisin të ardhurat, vendet e punës, rezervat në valutë të huaj dhe likuiditetin.
Fjala eksport (vjen nga latinishtja: ex - "jashtë" + portare - "kryer") - nënkupton mallrat që janë prodhuar në një vend dhe më pas janë shitur jashtë vendit. Për vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian, termi “eksport” vlen për shitjen e produkteve dhe shërbimeve jashtë BE-së. Shitja e mallrave midis vendeve anëtare është quajtur "tregti ndërkomunitare” dhe jo një eksport.
Baza ligjore në dogana për eksportin e mallrave.
Çdo tatimpagues i Shqipërisë mund të fillojë një biznes dhe të angazhohet në tregtinë me jashtë, duke përmbushur kërkesat e nevojshme të kërkuara nga legjislacioni në fuqi. Organi zyrtar në Shqipëri është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë (www.dogana.gov.al). Autoritetet doganore kanë përgjegjësinë kryesore për mbikëqyrjen e tregtisë me jashtë në Republikën e Shqipërisë, vendosjen e taksave për mallrat në mënyrë efikase, zbatimin e politikave doganore, etj.
Proçedurat e eksportit kryhen në bazë të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, konkretisht: Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 236 deri 249, dhe VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, nenet 693 deri 718.
Eksportuesi, në kuptimin e nenit 181(4) të Kodit Doganor quhet personi me emrin ose për llogari të të cilit bëhet deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave që do të eksportohen. Palët e përfshira në proçedurat doganore të eksportit janë organet doganore, agjentët doganorë, si edhe Organet Sanitare dhe Fitosanitare, Veterinare dhe Organet Shtetërore të Kontrollit të Eksporteve.
- Rregjimi i eksportit:
Sipas nenit 181 të Kodit Doganor ‘‘Regjimi i eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë.” Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu sipas standarteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Tregtisë, duke aplikuar regjimin e OBT mbi proçedurën e liçencimit të importit.
- Taksa e eksportit:
Eksporti nga Republika e Shqipërisë është i liberalizuar, pa masa kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera tarifore dhe jotarifore. Mbi eksportet shqiptare nuk zbatohet asnjë lloj takse eksporti, pra i nënshtrohet tarifës 0%.
- TVSH për eksportet në një vend tjetër:
Për mallrat e eksportura nga RSH aplikohet normë zero e TVSH-së. Krahasuar me përjashtimin nga TVSH-ja, tarifa 0% ka përparësi pasi subjektet kanë të drejtë të rimbursohen për TVSH të paguar gjatë blerjes së materialeve që lidhen me mallrat apo shërbimet e furnizuara ndaj të cilave aplikohet tarifa 0%.
Për më shumë informacion klikoni në link: https://www.dogana.gov.al/dokument/2227/manual-eksportirieksporti
Proçedurat dhe dokumentat për eksport.
Dokumenti kryesor që duhet të plotësohet në zyrën doganore është “Deklarata e eksportit” e cila depozitohet në doganën e rajonit ku është vendosur eksportuesi ose mallrat e ngarkuara për eksport. Eksportuesi bashkë me deklaratën elektronike duhet të bashkëlidh edhe dokumentacionin shoqërues së bashku me dokumentin e transportit sipas rastit.
Dokumentat shoqëruese të eksportit sipas nenit 150 të kodit doganor janë:
- Deklarata e eksportit doganor.
- Fatura e shitjes së mallit që do të eksportohet.
- Dokumenti i transportit të mallit sipas llojit të transportit (CMR, BL, AWB.)
- Listë ngarkesa.
Në raste të veçanta për eksport mund të nevojiten edhe çertifikata e origjinës, liçenca, apo dokumenta të tjerë shoqëruese të mallit (autorizime ose leje të veçanta) që varen nga natyra e mallit që do të eksportohet. Të gjitha këto dokumenta duhet të paraqiten në një nga zyrat doganore ku edhe përgatitet deklarata doganore për eksport. Zyra doganore e eksportit është ajo që çliron mallrat për eksport dhe lëshon për eksportuesin dokumentin shoqërues (EAD).
Për më shumë kliko: https://dogana.gov.al/c/181/374/dokumentacioni-i-nevojshem-per-deklarim
Këshillime të tjera








Panairet tregtare & rëndësia e tyre
08.04.2023







Eksporti bujqësor në tregun rajonal
09.12.2022
Çfarë janë marrëveshjet CEFTA; EFTA; etj.
01.12.2022
Çfarë janë marrëveshjet e tregtisë së lirë
17.11.2022
Si të eksportojmë pa doganë
07.11.2022


Si të përgatitisim një ofertë eksporti
05.10.2022
Termat e Tregtisë Ndërkombëtare – Inkotermat
27.09.2022


Si të eksportosh për herë të parë?
22.08.2022

Fiskalizimi & biznesi
21.12.2021

Grantet e IPARD për Turizmin Rural
12.11.2021