23.04.2021

Kulla Hupi në Bulqizë një histori suksesi

Turizmi malor dhe kulturor që ofrohet nga bujtinat e familjeve veriore njihet për mikpritjen dhe bujarinë e tyre të madhe. Por kujt mund t’i kishte shkuar ndër mend se në Bulqizë, në fshatin Lepurakë,në këtë cep të kësaj qyteze të vogël, do të ndodhej një bujtinë që pret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Pronari i kësaj cope të vogël parajse në mes të asgjëkundit, Julian Hupi, ka lënë biznesin e sigurt në të ardhura nga puna në minerën e kromit, për t’iu futur rrugës plot pasiguri të biznesit të turizmit malor duke pritur vizitorë në kullën e tij 200 vjecare. “Mund të duket çmenduri dhe me siguri që është, por e mira është që biznesi i filluar para pak kohësh ka filluar të lulëzojë” thotë Juliani ndërsa është duke punuar për rregullimin e ambjentit të jashtëm për të qënë i gatshëm për sezonin e ri turistik. Dhe ai vazhdon, “do të ofroj kushte më të mira për turistët, ambjentet e rikonstruktuara dhe shërbimi do me rrisë ndjeshëm përqasjen nga turistët. Z.Tobi Gessler, mbështetësi im Zviceran në këtë biznes, do të nderohet me rritjen e shërbimit për turistët e tij që sjell nga Zvicra dhe Gjermania”, thotë pa e fshehur lumturinë ndërsa fytyra i shpreh, madje me gërma kapitale: “Po, ishte e vështirë, por unë ja dola”.

Nëse ka një zonë që mund të konsiderohet si histori suksesi kur vjen fjala për impaktin që sjell në një rajon të pa avantazhuar në zhvillimin dhe rigjallërimin ekonomik e social të saj, është sipermarrja e re e bujtinave në qarkun e Dibrës.Në këtë turizëm përfshihet dhe ekoturizmi, sepse janë pikërisht këto mjedise që servirin një natyrë të pastër dhe të pa cënuar ekologjikisht.

Në turizmin rural dhe malor futet dhe turizmi i biçikletave, tepër i përshtatshëm për relievin e vendit tonë. Vlerësohet se çiklizmi, si një metodë e transportit do të ketë një rritje në vendet e Europës në dhjetë vitet e ardhshme. Një segment edhe më i rëndësishëm i këtij tregu përbëhet nga vizitorët për të cilët çiklizmi është një aktivitet i rëndësishëm shtesë gjatë pushimeve të tyre. Megjithëse në fillesat e tij, turizmi rural dhe ai malor ka dhënë rezultatet e para.

Monumentet e kulturës të shpallura në këtë zonë janë disa nga të cilat mund të përmendim: Kalaja e Grezhdanit, Kalaja e Lashkizës, Kalaja e Dodës, Gradishta e Bellovës, Qyteti i Skënderbeut, Kisha e Shën Sotirit, Kisha e Shpërfytyrimit, Banesa e Tasho Markos, Xhamia e Allajbegisë, banesa e Zef Doçit e shumë monumente të tjera që e bëjnë Rajonin e Dibrës një zonë atraktive për turistët vendas dhe të huaj.

Me bukuritë natyrore, pyjet me shtigje për ecje, liqenet e vegjël natyrore, kullat e vjetra plot histori nga e kaluara, ushqimi tradicional me bazë mishi dhe prodhime bujqësore të zonës, rajoni i Dibrës ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit.

Investimi i Julianit

Edhe pse jo çdo njeri ka ambicien e Juljanit, rregulli i parë është se nëse do të rrisesh numrin e turisteve në bujtinë duhet të ofrosh ambjente dhe komoditetet e duhura, dhe do të duhen para, ndoshta shumë më tepër nga çfarë keni llogaritur në fillim. “Të duhet të përgatitesh të investosh shumë dhe të mos presësh kthim të investimit menjëherë në vitet e para”, tregon Juliani, i cili i ka investuar gjithë kursimet e tij dhe me vendosmerinë filloi një rrugëtim të ri financiar, atij të kreditimit nëpërmjet institucionit financiar, NOA. Sapo kisha fituar një grant nga AZHBR-ja për rikontruksionin e bujtinës dhe me duheshin para për të zbatuar kontratën e grantit. U lodha nëpër dyert e bankave që operojnë në Peshkopi, por morinë e letrave dhe kërkesave pa fund, e zgjidhi për 48 orë, institucioni financiar NOA” - shprehet Juliani. Më zgjidhen hallin në kohë rekord, duke mos u turpëruar ndaj nismës për mbështetje të agroturizmit që AZHBR-ja me ofroi, vazhdon ai.

Juliani për një periudhë 1 vjeçare e ka shndërruar gradualisht kullën e vjetër 200 vjecare të të parëve të tij në një Bujtinë tradicionale që shpalos vlerat kulturore dhe gastronimike të zonës, në mënyrë që të ofrojë akomodim dhe ushqim për turistët vendas dhe të huaj.

Në bujtinë ofrohen disa produkte tradicionale të zonës si mollë,kumbulla, dardha, lajthi, qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe veza e freskët, peshku i lumit, rakia e thanës e shumë produkte të tjera të zonës të cilat Juliani pjesën më të madhe  i siguron nga kopshti i tij dhe një pjesë nga fermerët e zonave përreth, produkte të cilat shquhen për cilësinë dhe vlerat që ato mbartin.

Kuzhina  verore që Juljani ndërtoi me ndihmë të grantit të AZHBR-së dhe kreditimin të NOA-s në mes të gjelberimit të pemëve frutore dhe zhurmës së ujit që rrejdh nga bjeshkët do ta bëjë më atraktiv shërbimin që ai ofron për turistët vendas dhe të huaj.


Sektori i Agrobiznesit

NOA 

 

 

 

 

Të reja të tjera