03.11.2022

NOA, partnere e samitit të parë rajonal të Ekonomisë Blu!

Si një institucion lider i financimit të sipërmarrjes rurale, NOA mbështet çdo iniciativë e cila ka si qëllim rritjen e vëndeve të punës dhe të standarteve prodhuese që prekin “Ekonominë Blu”.

Një koncept relativisht i ri, “Ekonomia Blu” përmbledh investimet, kuadrin rregullativ, aktorët teknikë e sipërmarrës, gjithçka që lidhet me ekonominë e ujit. Dhe nuk është thjeshte deti, por janë dhe fermerët, fermat e të cilëve mbijetojnë falë liqeneve e lumenj pranë tyre, peshkatarët, hotelet e restorantet, mekanikët apo tregtarët e mjeteve ujore, janë me qindra e mijëra individë e biznese të cilët prodhojnë vendë pune falë burimeve ujore të vendit.

Organizuar nga qëndra e biznesit “PrimePoint” bazuar në Maqedoni, dhe me mbështetjen e “Iniciativës të Europës Qëndrore – CEI”, një organizatë ndërqeveritare bazuar në Trieste, “Samiti i Ekonomisë Blu i Ohrit” mblodhi së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga mbi 20 vënde, kryesisht nga rajoni i Ballkanit.

Ekspertë të turizmit, të industrisë ujore, bankierë, inovatorë, specialistë të bujqësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si BE, Banka Botërore apo BERZH-i, të gjithë theksuan rëndësinë që ‘Ekonomia Blu’ ka për realitetet lokale si ai i liqenit të Ohrit, për qytetet e Ohrit dhe të Pogradecit, por dhe për ekonomitë kombëtare në të cilat turizmi dhe bujqësia, thellësisht të ndërvarura nga kapacitetet ujore të disponueshme, kanë një peshë të qenësishme në prodhimin e brëndshëm.

Besnike ndaj vlerave themeluese, NOA angazhohet të vijojë të mbetet e dedikuar ndaj një finance njerëzore e cila respekton vlerat dhe burimet lokale, mjedisin, demografinë rurale dhe një zhvillim të qëndrueshëm në shërbim të njerëzve dhe vendeve të punës.

Nëpërmjet financimeve të adaptuara, NOA ofron kredi pa kolateral ose me dokumentacion minimal për çdo sipërmarrës që kërkon të bëjë një investim në ekonominë blu, një fermer që kërkon të rinovjë barkën e tij, një restorant që synon të zgjerohet anash vijës ujore, një hotel që ka ambicie për eficiencë energjetike më të lartë... NOA financon çdo projekt të përgjegjshëm e ambicioz, anembanë shqipërisë, ashtu siç ka vepruar gjatë 24 viteve aktivitet.

Bashkëpunimi me partnerët organizues të samitit të Ohrit do të vijojë dhe më tej duke promovuar dhe më intensivisht praktikat e mira duke e vendosur sërisht NOA-n, si një lider shqiptar dhe rajonal i një finance njerëzore në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Të reja të tjera