15.09.2023

NOA & USAID, një shkëmbim praktikash në nivel Ballkanik!

Të promovojmë praktikat më të mira të një finance moderne, etike e njerëzore në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Ky do të ishte përshkrimi më i përshtatshëm i takimit zhvilluar në datat 14/15 Shtator në qytetin e Beogradit.



Organizuar nga USAID CATALYZE WB "Engines of Growth" (motorrë rritjeje), takimi bashkoi përfaqësues nga nisma financiare të mbështetura nga USAID nga i gjithë Ballkani perëndimor. Ndër to, dhe nisma FALP, kredi për sektorin tekstile e lëkurë, që zbatohet në Shqipëri nga NOA.



Mbështetja me produkte financiare të përshtatura për sektorin privat, e në veçanti për NVM-të lider, është një parakusht për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në afat-gjatë, që krijon vënde të reja pune e sjell vlerë të shtuar e përfitime për çdo hallkë të zinxhirit prodhues, që nga stafet më teknike e deri tek drejtuesit, aksionerët apo institucionet publike me të cilat ato ndërveprojnë.



Është pjesë e kësaj nisme mbështetur nga USAID që NOA promovon një financim pa kolateral deri në 75.000 euro për kompanitë shqiptare të sektorit tekstile e lëkurë.  Këto financime, të cilat shoqërohen dhe me trajnime të dedikuara, i shërbejnë një sektori kyç të eksporteve shqiptare i cili në vetvete ka dhe një përqëndrim tejet të lartë të sipërmarrësve dhe stafeve gra. Kjo e bën nismën të ketë një dimension të rëndësishëm social në mbështetje të fuqizimit të mëtejshëm të grave në sipërmarrje.


Vlen të theksohet që kjo pjesërmarrje e NOA në këtë takim ballkanik, shkon në paralel dhe me zgjerim rajonal të aktivitetit të kompanisë i cili prej 6 muajsh tanimë shtrihet dhe në tregun e Kosovës. Kjo e bën NOA-n të jetë realisht një lider rajonal i mikrofinancës ballkanike.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin organizues të këtij programi.

Të reja të tjera