27.10.2023

NOA në ditën Evropiane të Mikrofinancës!

Një nismë e përvitshme në nivel europian, NOA mori pjesë në takimin e zhvilluar në kuadër të “Ditës Evropiane të Mikrofinancës” e cila u realizua për të pestin edicion rradhazi në Shqipëri falë rolit ndërmjetësues dhe organizimit të Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës.

Me temë “Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri”, takimi i këtij viti mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, rregullatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare e kombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave sektoriale, e dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës, të cilët kanë ofruar mbështetje për sektorin në vijimësi.


Ndër to vlen të veçohet fjala e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Financave dhe Ekonomisë, Z. Eduard Shalsi i cili e përkufizoi mikrofinancën si një sektor kyç në jetën ekonomike të vendit, në një kohë që ka ndodhur jo rrallë të jetë paragjykuar e keqkuptuar. "Na duhet të punojmë më mirë me sensibilizimin e qytetarëve për të shpjeguar më mirë atë që ky sektor ofron për tregun" tha zoti Shalësi.


Ky event sensibilizues organizohet në të gjithë Europën nën ombrellën e Rrjetit Evropian për Mikrofinancën – EMN, (www.european-microfinance.org) dhe Qendra për Mikrofinancën (mfc.org.pl). Në pozicionin e një lideri rajonal, NOA është anëtare e bordit të EMN dhe një nga institucionet financiare më aktive të sektorit mikrofinanciar në Shqipëri, me një prezencë edhe në Kosovë.

Në këtë drejtim, Dita Evropioane e Mikrofinancës është tejet domethënëse për zhvillimin ndër vite të sektorit dhe rolin gjithëpërfshirës financiar të tij, lehtësimin dhe mbështetjen që ofrohet për bizneset e vogla, fermerët dhe individët të cilët përpiqen cdo ditë për tu zhvilluar.

Të reja të tjera