26.10.2023

OKB përzgjedh NOA, Credins Bank dhe BalfinGroup si finalistë të çmimit ‘SDG Pioneers 2023’!

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, organizuan për herë të parë në Shqipëri një konkurs biznesesh në drejtim të Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG).

Ky edicionin i parë i Çmimit ‘SDG Business Pioneers Albania 2023’, ka si qëllim identifikimin dhe promovimin e bizneseve më të avancuara në respektimin e standardeve sociale, mjedisore dhe të menaxhimit sipas kritereve të vendosura nga OKB.

Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve.



NOA u përzgjodh një nga tre finalistet e kategorisë së bizneseve të mëdha me mbi 250 punonjës, krahas Credins Bank dhe Balfin Group.

Ky është një vlerësim për modelin e një #FinanceNjerëzore promovuar nga NOA, tanimë prej 25 vitesh aktivitet.

Ofrimi i produkteve financiare të përshtatura, mundësimi i këshillimit dhe i trajnimeve, ngritja e kapaciteteve të dedikuara ndaj SGD-ve, procedura pro-aktive parandalimi të eksternaliteteve, investimi në stafe e në komunitetet ku NOA shërben... ishte kombinimi i një serie faktorësh që i mundësoi NOA-s të përzgjidhet si një nga tre finalistët e këtij edicioni të parë të ‘SDG Business Pioneers Albania 2023’.



Ky është një konfirmim i vizionit dhe energjive të investuara nga i gjithë stafi NOA-s në ndërtimin e një modeli institucional të bazuar mbi respektin e njeriut dhe të mjedisit ku ai ndërton jetën e tij. Është ky pasion për t’i shërbyer tjetrit, për të financuar projektet, ambiciet e ëndrrat e çdokujt që kërkon të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm për Shqipërinë, që e diferencon NOA-n nga shumë biznese të tjera.

Sot, ne jemi krenarë dhe mirënjohës ndaj çdo klienti, bashkëpunëtori, furnitori dhe kolegu për këtë rrugëtim të përbashkët në të qenurit lider, pionerë dhe paraprijës të një ndryshimi pozitiv e afat-gjatë për mbarë vendin.

Të reja të tjera