25.10.2023

Ekspertë nga Franca & Rumania vizitojnë NOA-n : shkëmbim praktikash në nivel Europian

Si një anëtare aktive e Rrjetit Europian të Mikrofinancës, NOA vizitohet herë pas herë nga ekspertë të ndryshëm të sektorit me qëllim prezantimin ndaj praktikave më të mira në nivel të kontinentit europian.

Si pjesë e kësaj tradite tashmë të konsoliduar, dy ekipe paralele nga institucionet financiare Adie (Francë) dhe Patria Credit (Rumani) vizituan Shqipërinë dhe NOA-n.

Gjatë vizitës u organizuan takime të ndryshme teknike në nivel të zyrave qëndrore të NOA-s ashtu si dhe vizita në terren mbi tematika të ndryshme që prekin që nga sistemet teknologjike, procedurat e riskut dhe deri tek strategjitë e komunikimit apo të rekrutimit.

Zgjeruar së fundmi dhe në territorin e Kosovës, NOA identifikohet në tregun europian të mikrofinancës me standardet e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimit që mundësojnë financime të përshtatura në pak orë, për fermerë e sipërmarrës të vegjël nga çdo rajon i vendit, për vlera deri në 150.000 euro. Gjithashtu, investimi i viteve të fundit në futjen e teknologjive të reja vlerësohet si një risi e cila e diferencon NOA-n nga institucionet mikrofinanciare klasike.

Me një aktivitet 25 vjeçar, aktiviteti i NOA bazohet mbi një rrjet kombëtar dhe një ekip prej 320 punonjësish të cilët shërbejnë çdo vit rreth 15.000 klientë. Drejtuar nga vlerat e një #FinanceNjerëzore, NOA angazhohet intensivisht në promovimin e transparencës, pro-aktivitetit dhe përshtatjes ndaj çdo nevoje financiare të komuniteteve që ajo shërben. Është pikërisht kjo shtrirje gjeografike dhe këto vlera drejtuese që e bëjnë NOA-n të jetë një përfaqësuese dhe lider i mikrofinancës shqiptare në rajon e më gjerë.

Të reja të tjera