
Fermer për një Ditë – në Berat

Kompania NOA ka iniciuar lëvizjen “Fermer për një ditë”. Gjatë këtij aktiviteti, një grup punonjësish nga NOA shkojnë për vizitë tek një klient fermer duke ofruar ndihmën e tyre në kryerjen e punëve të fermës. Synimi i këtij aktiviteti, përtej ndihmës modeste në një ditë pune, është që të shkojmë sa më pranë klientëve në mënyrë që të kuptojmë vështirësitë dhe nevojat me të cilat përballen ditë pas dite. Klienti i parë që na mirëpriti për këtë vit është Zenuni në Drenovicë, të cilin e ndihmuam në vjeljen e patëllxhanëve. Gjatë asaj dite ne morëm shumë kënaqësi por edhe kuptuam sa shumë punë duhet bërë për të arritur deri te korrja e fryteve. Në përfundim të vizitës, ne i dhuruam klientit një pajisje bujqësore për t’i lehtësuar punën fizike edhe pas largimit tonë. Klienti na kerkoi të shkojmë përsëri. Mesa duket kemi qënë mjaft të suksesshëm
Të reja të tjera



Fushata “Kreditim i Zgjuar” në Korcë
23.04.2021
Fermer për një Ditë – në Korçë
23.04.2021
Konferenca e Mikrofinancës Shqiptare
23.04.2021
Konferenca e 20-të e Mikrofinancës
23.04.2021
Fermer për një ditë – në Fier
23.04.2021
NOA – Pastrim në Valbonë
23.04.2021
NOA në “Një fundjavë ndryshe”
23.04.2021
