21.06.2022

NOA merr pjesë ne Asamblenë vjetore te Rrjetit Europian të Mikrofinancës!

Drejtoresha ekzekutive e NOA-s ndan eksperiencën digjitale shqiptare me European Microfinance Network!

Në kuadër të Asamblesë vjetore të Rrjetit Europian të Mikrofinancës, EMN dhe si një anëtare e këtij rrjeti institucional, NOA u ftua të prezantonte nismat e saj të shumta digjitale që e kanë kthyer këtë institucion financiar shqiptar të jetë në paravijën e risive digjitale europiane.

Herjola Spahiu, Drejtoreshë ekzekutive e NOA-s, ndau me pjesëmarrësit eksperiencat e mësuara gjatë viteve të fundit të zbatimit të teknologjive të reja që prekin për shembull identifikimin digjital, aplikimet online apo dhe shërbimin ndaj klientit.

Si një rrjet në paravijë, në shërbim të zhvillimit europian të mikrofinancës, European Microfinance Network është një hapësirë unike për të ndarë eksperienca mes institucionesh dhe ekspertë të mikrofinancës nga shtete europiane të ndryshme si Franca, Italia, Spanja, Rumania etj.

Nën sloganin institucional ReinventingMicrofinance, NOA ka vite që investohet në një transformim digjital që rrit gjithmonë e më shumë sigurinë dhe cilësinë e ofruar klientëve tanë.

Të reja të tjera