23.04.2021

Pranë jush, në çdo kohë, në çdo vend, për çdo nevojë!

Në NOA ne i gjendemi klientëve tanë gjithmonë aty ku ata janë. Gjatë muajit shtator kemi qënë pjesë e disa aktiviteteve të ndryshme të organizuara për Agro Bizneset. E startuam muajin me Dvoranin e Korçës, ku  stafi i NOA iu bashkua nismës së Bashkisë Korçë për të provuar për disa çaste punën e fermerit, çfarë pasioni dhe çfarë energjie investohet aty nga fermerët e Korçës! Më tej, stafi ynë pati kënaqësinë të bëhej pjesë e “Festës së Mollëve”, një tjetër dëshmi e vitalitetit të fermerëve dhe të bujqësisë të këtij territori rural. 


Një tjetër aktivitet në të cilin kemi qënë prezent ishte “Festa e Shegës” në të cilën kemi bërë atë që dimë të bëjmë më mirë në punën tonë, informimin e klientëve mbi produktet që NOA ofron, por edhe duke i ofruar një këshillim financiar të dedikuar mbi biznesin që çdonjëri prej fermerëve zotëron. Për të gjithë stafin e NOA-s, është gjithmonë një kënaqësi t’i shërbesh promovimit të punës, financimit të ambicieve të fermerëve shqiptare, kudoqofshin ata, duke bërë gjithmonë maksimumin që produktet tona të jenë të adaptuara për kalendarin e prodhimit bujqësor lokal, për nevojat e familjes së fermerit shqiptar, për ambiciet e ekonomisë sonë. Në NOA, ne krenohemi e përfshihemi çdo herë që na jepet mundësia të provojmë sesa shumë punë e sa shumë pasion investohet në bujqësinë shqiptare.

Të reja të tjera