NOA - #FinancëNjerëzore, çertifikohet me sukses nga MFR Rating
Si dëshmi e një politike korporative që promovon performancën, dhe transparencën, NOA çertifikohet me sukses nga kompania globale e vlerësimit të sektorit të mikrofinancës, MFR.
E bazuar në Itali ku janë dhe zyrat qëndrore të kompanisë, MFR operon prej vitit 2000 e shtrirë në një rrjet global prej 5 zyrash rajonale në Ekuador, Meksikë, Kenia, Kirgistan dhe Filipine. Ky është një ndër rrjetet më të mëdha të vlerësimit të kompanive financiare në botë dhe si i tillë, MFR gëzon një besueshmëri lider në sektor duke bashkëpunuar me institucione publike dhe private ndërkombëtare nga më prestigjiozet.
“Vlerësimi Institucional” i NOA mbulon 5 fusha të ndryshme që lidhen me:
1. kontekstin e jashtëm të sektorit ku përfshihen zhvillimet ekonomike dhe politike, të tregut ku operon NOA dhe të kuadrit rregullativ;
2. të menaxhimit dhe strategjisë të kompanisë ku përfshihen elementë që prekin strukturën aksionere, politikat e vendimmarrjes dhe të vlerësimit të riskut, strategjitë e impaktit mjedisor dhe social, si dhe ato që prekin pozicioninim dhe operacionet në treg;
3. të proceseve dhe hallkave të kontrollit të kompanisë, si menaxhimi i burimeve njerëzore dhe i sistemeve IT, vlerësimi i auditit dhe të kontrollit të brendshëm etj.;
4. të performancës financiare ku përfshihet përfitueshmëria dhe qendrueshmëria e kompanisë, financimi, likuiditeti, manaxhimi i aseteve dhe i detyrimeve etj.
5. të cilësisë së portofolit të kredisë ku analizohen përqendrimi i portofolit, cilësia, mbulimi i riskut, manaxhimi i portofolit etj.
Bazuar mbi këto kritere vlerësimi, NOA u vlerësua në Janar 2023, me gradën “α- e lartë”. Në tërësi, ky vlerësim i NOA pozicionohet mes kategorisë “mirë” deri në “ekselente” çka konfirmon statusin e NOA si një ndër institucionet lider të sektorit financiar në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij vlerësimi, NOA dëshmon angazhimin e saj në drejtim të promovimit të standarteve më të larta korporative me qëllim ofrimin e një shërbimi financiar bazuar në parimet më të mira të biznesit, përfitueshmërisë financiare, transparencës dhe një zhvillimi ekonomik të qendrueshëm.
NOA vlerësohet në mënyrë të rregullt prej vitit 2011 nga MFR, dhe kjo është një dëshmi e qendrueshmërisë dhe lartësimit të standardeve të saj si dhe një provë besimi ndaj partnerëve të saj financiar.
Nisma të tilla janë dëshmi e një #FinanceNjerëzore dhe ky slogan përkthehet për çdo klient tonin, në ofrimin e një shërbimi të certifikuar dhe sipas praktikave më të mira të tregut financiar ndërkombëtar.