22.04.2021

Gjithçka që financimi i ekonomisë të mos ndalojë - një dëshmi nga Drejtorja e Rekuperimit, A.Elezi

Përshëndetje, unë quhem Aurora dhe jam Drejtore e Njesisë së Rekuperimit të kredive pranë NOA.

Si një institucion financiar me një aktivitet prej 21 vitesh, në këto kohë plot sfida për vendin, e shohim jetike t’u përgjigjemi me sa më shumë korrektësi, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri bizneseve, fermereve dhe familjeve që u shërbejmë me financimet tona.

Impakti social dhe financiar shkaktuar nga Covid-19, është ndier në mënyrë të menjëherëshme në çdo segment të  ekonomisë.  Si një institucion kredidhënës i specializuar në financimin e bizneseve të vogla, fermerëve dhe familjeve, kolegët e mi në NOA e kanë ndier më shumë se kushdo presionin e madh që pandemia po shkakton mbi ekonominë shqiptare.

Nisur nga analiza e dy muajve të fundit, mund të themi që aktiviteti që është prekur më së shumti u përket klientëve të sektorit të shërbimive, kryesisht  transport udhëtarësh/ bar-kafe/restorante etj,  si dhe të sektorit të tregtisë, përjashto ato të produkteve ushqimore.  Në të njëjtën kohë masat e nevojshme të izolimit, kanë dhënë impakt dhe në sektorin Agro sidomos për klientët e ndodhur në zonat rurale në pamundësi aksesi përpos atij rrugor nacional. 

Ndalimi i aktivitetit të klientëve të prekur nga masat e marra për parandalimin e Covid-19, ka sjellë fatkeqësisht një përkeqësim të aftesisë së tyre paguese. Kjo, si për grupin e klienteve me të ardhura nga biznesi ashtu edhe grupin e klientëve me të ardhura nga punësimi.

Nisur nga ky kontekst i vështirë për mbarë ekonominë e vendit dhe për klientët tanë në veçanti, NOA ka reaguar menjëherë duke siguruar nga njëra anë vazhdimësinë operacionale të aktiviteteve tona, dhe nga ana tjetër, një trajtim specifik për klientët e prekur në mënyrë direkte prej pandemisë së  Covid-19. Objektivi ynë ështe i dyfishtë : jo vetëm nuk duhet të ndërpresim në asnjë moment financimet tona për bizneset në nevojë, por duhet dhe të mbështesim dhe ato të cilët u gjendën në mënyrë të papritur të paralizuar në kapacitetin e tyre ripagues.


Të gjendur përballë kësaj situate, kemi ngritur në mënyrë të menjëhershme  grupe pune të dedikura për të siguruar në një kohë sa më të shpejtë koordinimin e kontaktimit nga i gjithë stafi ynë në degë, me çdo klient që ka hasur vështirësi në këtë përiudhë. Këtu përfshihet sigurisht dhe roli i drejtorisë qendrore që ka siguruar vijimësinë e çdo procesi operacional në support të kërkesave të klientëve tanë. Ky kontakt i shpejtë, ishte me qëllim së pari për të siguruar gjendjen e mirë shëndetsore të bashkëpunëtorëve dhe të klientëve tanë, dhe me tej per të vleresuar impaktin financiar në aktivitetin e tyre duke trajtuar me prioritet ata që ishin më të impaktuar. Duke organizuar në një kohë shumë të shpejtë vendosjen e kontakteve në distancë me ta, ne besojmë se kemi arritur në një farë mënyre të amortizojmë kostot shtesë që mund të lindnin nga kjo krizë e paparashikuar për të gjithë ne.  

Gjithmonë besnik të vlerave tona themeluese, NOA i është përmbajtur plotësisht qëllimit të misionit mbi të cilin jemi krijuar plot 21 vite më parë si një projekt i USAID. Eshtë pikërisht për shkak të këtyre vlerave tona korporative, që i gjithë stafi ynë vendosi në mënyrë krejt natyrale fokusin në drejtim të impaktit pozitiv ekonomik e social të klientëve tanë. Në këtë situatë sfiduese për mijëra biznese shqiptare, objektivi ynë primar u orientua drejt sigurimit në çdo moment të vazhdimesisë së aktivitetit të klientëve tanë. Në terma praktikë, kjo kalon detyrimisht nga mbështetja e tyre me politika lehtësuese të pagesave.  

Por përpos riskedulimeve në suport të klientëve të prekur, kemi qendruar dhe pranë nevojave të atyre klienteve që shfaqën kërkesa për likuiditet. Duke i ofruar produkte financiare me terma e kushte lehtësuese, specifikisht për këtë periudhë, ne jemi përpjekur maksimalisht tu japim përgjigje secilit prej tyre.


Çfarë përfaqëson e gjitha kjo në terma real?

Janë 3,200 financime biznesesh, fermerësh e familjesh kalendarët e pagesave të të cilëve janë shtyrë, dhe që përfaqësojnë nje portofol kreditimi prej 15 milion Eurosh.

Këto shtyrje ishin në perputhje të plotë me Vendimin e Bankës së Shqipërisë dhe urdhërit të lëshuar nga Kryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kredive për bizneset dhe familjet që mund të përballen me vështirësi gjatë kësaj periudhe për shkak të COVID-19.  

Përpos sa më sipër, stafet tona kanë modeluar edhe nje proces i cili u ofron klienteve disa opsione në përshtatjen e planit të pagesës sipas pritshmërive të tyre financiare. Shkëmbimet mund të realizoheshin nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta ose nëpërmjet platformës së aplikimit online të këtyre kërkesave krijuar enkas për këtë situatë. Pas kësaj, duke ruajtur fleksibilitetin e nevojshëm në përputhje me nevojat e klientëve, zgjidhet oferta më lehtësuese për secilin prej tyre, duke adaptuar financimin në periudha afatshkurtër apo duke ofruar rimodelime për periudha afatmesëm dhe afatgjatë.

Thelbësore në gjithë këto shkëmbime mbetet ruajtja e një marrëdhenieje afatgjatë me klientin duke u qëndruar pranë, shumë më tepër, në këto momente të vështira. 

Klientëve ju është mundësuar lehtësimi  pa asnjë pagesë për periudhën 2-3 mujore , moratorium  siç quhet në gjuhën teknike për aktivetet e stopuara  apo grace me pagesa vetëm interes mujore për ato aktivitete që kanë vazhduar funksionimin por me rënie të ardhurash që ka cënuar aftësinë e tyre paguese. Gjithashtu për shumë klientë biznese e fermerë, planet e pagesave të kredive janë rimodeluar përtej periudhës 2-3 mujore të krizës, duke ofruar edhe mundësinë e kësteve të çrregullta në përputhje të plotë me situatën e fluksit të parasë të pritshme dhe nevojave të  klientëve tanë.

Ashtu si për të gjithë kolegët e mi dhe çdo bashkëkombas i punësuar në sektorin privat, kjo që përjetuam ka qënë një periudhë sfiduese  dhe e vështirë për tu parashikuar. Por fakti mbetet që të gjithë së bashku, ja dolëm me sukses. Ekonomia e Shqipërisë nuk u ndal në asnjë moment dhe një falenderim i veçantë u shkon çdo sipërmarrësi e fermeri, dhe çdo të punësuari që vazhduan me këmbëngulje, dhe me kurajo madje, një aktivitet normal. 

Për NOA-n, çelësi i suksesit në përgjigjen tonë ndaj përmbushjes së nevojave të klientëve tanë në një kohë rekord lidhet së pari me fokusin primar të kompanisë tonë në sigurimin e shëndetit të punonjësve dhe klientëve tanë; në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së njëri tjetrit brenda familjes tonë të madhe të NOA; në sakrificën e kolegëve tanë në çdo degë duke qënë pranë klientëve tanë në çdo moment në këtë periudhë 2 mujore. Rikujtoj, që në degët tona, kanë mbetur të hapura gjatë gjithë periudhës që po lëmë pas. Po kështu dhe skuadrat tona në drejtorinë qendrore të cilat nuk kanë ndërprerë në asnjë moment angazhimin e tyre në shërbim të biznesit. 

Në përmbyllje të këtij shkrimi, ritheksoj angazhimin e çdo stafi të NOA, për të vazhduar mbështetjen me lehtesi financiare në kalendarin e pagesave ndaj çdo klienti që do të ketë nevoje.  Ashtu si dhe faktin që do të mbetemi gjithmonë gati për të financuar çdo kërkesë për financim, duke patur gjithmonë në fokus rimëkëmbjen e ekonomisë sonë nëpërmjet suportit të biznesit të vogël dhe fermerëve shqiptarë në fazën post-pandemi.

Të reja të tjera