Njoftim mbi proçedurat për shtyrjen e kredive ekzistuese apo për financime të reja
Në zbatim të vendimit të Bankës së Shqipërisë dt.12 mars 2020, si dhe të Urdhërit të përbashkët mes Kryeministrit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dt.17 mars 2020, institucioni financiar NOA sh.a. informon të gjithë klientët e saj për sa më poshtë :
1. Shtyrje të pagesës së kësteve të kredive për klientët e NOA :
- Të gjithë kredimarrësit, individë & biznes, mund të përfitojnë shtyrjen e kësteve të kredive të tyre, nëse kanë hasur vështirësi ekonomike në kuadër të shpalljes së Fatkeqësisë Natyrore si pasojë e pandemisë Covid-19;
- Të gjithë kredimarrësit, individë & biznes, të cilët NUK kanë hasur vështirësi pas shpalljes së emergjencës kombëtare, u kërkohet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre;
2. Përfitime shtesë në mbështetje të situatës ekonomike:
- Për të gjithë kredimarrësit individë & biznes që shlyejnë normalisht detyrimet e tyre, NOA do të aplikojë një ulje të veçantë të normës së interesit me qëllim mbështetjen e tyre në përballjen e situatës krijuar nga pandemia e Covid-19
- Të gjithë kredimarrësit, individë & biznes, që kanë hasur vështirësi ekonomike dhe që kërkojnë shtyrjen e pagesës së kredive sipas pikës 1, nuk do të paguajnë asnjë penalitet apo detyrim tjetër shtesë për periudhën e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë;
- Vlefshmëria e uljes së normës së interesit për kredimarrësit që dëshirojnë të shlyejnë normalisht detyrimet e tyre, apo mos-aplikimi i penaliteteve për kredimarrësit që dëshirojnë të shtyjnë pagesat e kësteve te tyre, do të shtrihet vetëm për periudhën deri më 31 maj 2020.
3. Kërkesa për lehtësime apo financim të ri :
- Me qëllim për të ndihmuar të gjithë sipërmarrësit, fermerët apo familjet shqiptare të përballur me pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19, NOA ka krijuar një seri lehtësimesh e produktesh të reja avantazhuese të vlefshme vetëm për këtë periudhë;
- Për të përfituar nga lehtësimet apo produktet e reja, çdo klient, individ apo biznes, mund të aplikojë online duke ndjekur linkun www.noafin.al ose duke kontaktuar me degët e NOA të cilat janë të hapura anembanë vendit brenda orareve të publikuara;
Nëse jeni i interesuar për të aplikuar për shtyrje të pagesës së kësteve, ju lutemi të plotësoni formularin përkatës si më poshtë dhe dërgojeni të plotësuar në adresën : [email protected]
· Kliko këtu për formularin për individë
· Kliko këtu formularin për biznese