Financimet tona për ekonominë nuk do të ndërpriten në asnjë moment - Njoftim i NOA sh.a. në kuadër të pandemisë së Covid-19!
Sfida që pa kalon vendi ynë, ashtu si dhe çdo shtet tjetër i prekur nga Covid-19, është jo vetëm të garantojë sigurinë e popullatës, por dhe garantimin e një shërbimi minimal jetik të aktiviteteve ekonomike bazë në mënyrë që ushqimoret apo farmacitë e çdo komuniteti, që fermat apo sipërmarrjet rurale, që zinxhiri tregtar dhe ai ushqimor i vendit të mos ndërpriten në asnjë moment.
NOA angazohet që të sigurojë vazhdimësinë e aktivitetit financues, duke i shërbyer misionit të saj në garantimin e një financimi alternativ për çdo biznes të vogël, fermer dhe familje shqiptare. Një mision i cili merr vlera dhe më të mëdha në momentet e vështira që po kalon vendi. Për këtë arsye, NOA ka miratuar së fundmi dhe një skemë financimi të dedikuar vetëm për këtë periudhe me avantazhe dhe lehtësime të ndryshme në produktet e saj në mënyrë që asnjë nevojë për financim të mos mbetet pa u trajtuar.
Kjo nënkupton që stafet tona janë angazhuar maksimalisht që aktiviteti ynë financues të mos ndërpritet në asnjë moment brenda fashave orare të përcaktuara nga autoritetet publike. Duke vendosur si prioritet sigurinë dhe mirëqënien e çdo punonjësi tonë, çdo bashkëpunëtori dhe çdo klienti, të gjitha degët, zyrat dhe mjediset e kompanisë janë dizinfektua, janë pajisur me solucione antibakteriale si dhe me maska e doreza duke siguruar respektimin e çdo norme të vendosur deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë për institucionet financiare.
Në paralel, rikujtojmë gjithashtu se nëpërmjet faqes www.noafin.al, çdo klient dhe çdo bashkëpunëtor i NOA mund të gjejë pa patur asnjë nevojë për të dalur nga banesa e tij, informacione mbi oraret e degëve tona, produktet dhe llogaritë individuale, si dhe duke patur mundësinë për të aplikuar online për financimet tona. Vlen të theksojmë gjithashtu se së fundmi, shërbimet e NOA mund të kryhen dhe nëpërmjet rrjetit të dyqaneve të pagesave EasyPay (së shpejti). Qëllimi ynë është të shkurtojmë maksimalisht distancat për çdo klient tonin duke i rritur alternativat e tij në mënyrën e shlyerjes së detyrimeve financiare.
Prej 21 vitesh tashmë, NOA angazhohet për t’i shërbyer çdo familjeje, fermeri e sipërmarrësi të vogël shqiptar me qëllim rritjen e standarteve të jetesës dhe të kapaciteteve prodhuese. Sfida e Covid-19 nuk bën përjashtim ndaj misionit tonë për t’i shërbyer në çdo moment, në çdo vend e në çdo kohë ekonomisë shqiptare, me produkte financiare të shpejta, të adaptuara dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo moment.