22.07.2021

“Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi

Këshillimi Bujqësor një risi për Institucionin Mikro-Financiar, NOA

Institucionit mikro-financiar NOA operon në gjithë zinxhirin e vlerës në bujqësi nëpërmjet dy instrumentave të rëndësishëm: 

- Financimin e drejtpërdrejtë të agrobiznesit;

- Këshillim të specializuar.

Ujitja nëpërmjet paneleve diellore 

Një zgjidhje për fermerët do të ishte përdorimi i një njësie qendrore të energjisë diellore për të furnizuar pompat e rrymës alternative të shumëfishtë për ujitje. Shqipëria ka një energji të konsiderueshme që vjen përmes rrezeve diellorë. Kjo sasi varion nga 1200 kwh/m² në zonën verilindor të vendit deri në 1600 kwh/m² në zonat e Myzeqesë. Mesatarja e rrezatimit diellor ditor mund të ndryshojë nga një minimum prej 3.2 kwh / m² në verilindje (Kukës) deri në maksimumin prej 4.6 kwh/m² në Jugperëndim (Fier-Berat). Prandaj, Shqipëria ka një mesatare rrezatimi diellor ditor prej 4.1 kwh / m², e cila mund të konsiderohet një regjim i mirë i energjisë diellore.

 Përbërja e një njësie fotovoltaike për ujitje në pemtore dhe në fushë të hapur

·      Panele fotovoltaike 350wp x 6 njësi.

·      Bateri solare 12v 40ah.

·      Inverter offgrid 4kw.

·      Pompë ujitje 1.5hp.

·      Rimorkio e lëvizshme ku montohen të gjitha pajisjet.

·      Aksesorë (tuba, kabëll etj)

Kush janë përfitimet e fermerëve në perdorimin e energjisë diellore për ujitje

Pompat me energji diellore janë ekonomike, të besueshme dhe të lehta për tu mbajtur duke ofruar përparësitë e mëposhtme të produktivitetit:

·      Ndihmon fermerët për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të ujit për kultivim dhe blegtori.

·      Rritje të prodhimit (të paktën 10%) dhe ulje kosto (rreth 15%) duke mundësuar një rritje të të ardhurave të     

       familjeve bujqesore, veçanërisht për fermerët në zonat rurale.

Sa kushton ky investim dhe si mbështetet nga Institucioni Mikro-Financiar NOA

Investimi i përshkruar në këtë buletin ka një kosto rreth 1 milion lekë, me një kthim investimi jo më shumë se 4 vite. Ky investim mbështetet 100% nga NOA, pa kolateral, me 1 shlyerje vjetore të vetme kësti (në periudhën e gjenerimit të të ardhurave) dhe afat kredie deri në 5 vite.

 

 

 

Të reja të tjera