21.06.2023

Këshillimi SMART parashikon që mbjellja e domates në sera dhe dalja në treg gjatë periudhës Gusht-Shtator mund të rezultojë me përfitueshmëri të lartë për fermerët

Nisur nga situata e paqëndrueshme atmosferike, intensiteti shumë i lartë i reshjeve gjatë periudhës 15 Maj – 15 Qershor 2023, rezultoi në një dëmtim të vlerësuar deri në masën 25-30% të prodhimeve të fushës (domate, trangull, patllixhan etj.), humbje kjo e cila mund të
rezultojë në një mungesë prodhimi në tregun vendas si dhe atë eksport.

Duke vlerësuar dëmin dhe uljen e prodhimit të perimeve të fushës nga njëra anë, dhe kërkesën e tregut vendas (shtuar edhe sezoni turistk) apo atij për eksport, bazuar në analizat e kryera nga ekspertët e fushës, mbjellja e serave me perime, kryesisht domate, dhe dalja në treg gjatë muajit Gusht, parashikohet të rezultojë me një përthithje dhe vlerë të lartë financiare për fermerët.

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni dokumentin e mëposhtëm:

Këshillime të tjera