30.08.2023

Këshillimi Smart - Mandarina

KULTIVIMI I MANDARINËS DHE TREGJET

Shqipëria është një nga prodhuesit më potencial të mandarinës në Europë, ndërkohë që zona e Konispolit në Sarandë është furnizuesi më i madh i tregut vendas dhe të disa nga vendet e Europës Jug-Lindore. Prodhimi i agrumeve dhe në veçanti i mandarinës është rritur me rritme të shpejta në vitet e fundit, si pasojë e prodhimit të mirë-organizuar në këto zona potenciale dhe aplikimit të një agro-teknike të përparuar. Sipas INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 1,707,000 rrënjë me agrume, me një prodhim prej 55,118 ton. Mandarina zë peshën kryesore në prodhimin e agrumeve me 35,161 ton. Rreth 60% e prodhimit të mandarinës kalon në tregjet e eksportit që kryesisht janë  tregjet rajonale si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Poloni dhe Ukrainë.

PRODHIMI I MANDARINËS DHE TREGJET

Prodhimi i mandarinës në Bashkimin Evropian (BE) gjatë 2022-2023 parashikohet në 3 milionë tonë (MMT), pothuajse 4% më pak nga sezoni i kaluar (ref. USDA). BE-ja është një importues neto i mandarinave. Në 2021–2022, importet e mandarinës në BE u rritën si pasojë e rritjes së kërkesës për këtë produkt. Mungesa e prodhimit të mandarinës në BE këtë vit është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit të parashikuar në Spanjë, si prodhuesi kryesor i mandarinës në BE.

Spanja dhe Italia janë respektivisht prodhuesit e parë dhe të dytë më të mëdhenj të mandarinës në BE, duke zënë afërsisht 65% dhe 25%, të prodhimit total të mandarinës. Në Spanjë, mungesa në kohë e shiut dhe temperaturave të larta që nga vera e vitit 2022 dhe në vazhdim ka ulur pritshmëritë e prodhimit të mandarinës në vend me gati 10%, krahasuar kjo me sezonin e kaluar. Prodhimi i mandarinës në Itali, 2022–2023, pritet të mbetet i pandryshuar nga sezoni i kaluar, pra rënie prodhimi. Një ulje e rendimenteve jo më pak se 50% vlerësohet për këtë sezon, prodhimi i Clementinës në Sardenjë (zona më potenciale në Itali), për shkak të një fenomeni të ndjeshëm të rënies së frutave, shkaktuar nga situata e motit e regjistruar deri në mes të qershorit (reshje të dendura, erëra të forta dhe lagështia e lartë). Ndërkohë që prodhimi i mandarinës gjatë 2022–23 në Greqi pritet të rritet me 28% krahasuar me vitin e kaluar. Në 2022-2023, sipërfaqja e mbjellë e BE-së me mandarina vazhdon të ulet në pothuajse 149,500 hektarë, kjo si pasojë e pasigurisë së motit nga fermerët Spanjollë.

“FERMERË, RESPEKTONI TRAJTIMET AGRO-TEKNIKE PËR TË PËRFITUAR NGA KËRKESA E TREGJEVE TË BE-së”

Në këtë situatë të vështirë nga kushtet atmosferike, fermerët e mandarinës duhet të intensifikojnë trajtimet agro-teknike, dhe veçanërisht trajtimet me biostimulator, trajtimet gjethor me plehra me bazë kalciumi, mbrojtjen nga dielli me trajtime me kaolinë ose zeolite.

Këtë vit, parashikohet që mandarina do të ketë çmimin më të lartë në shitje në krahasim me vitet e tjera. Më shumë të ardhura për FERMERËT.

“NOA FINANCON, NOA KËSHILLON”

30 Gusht 2023

Këshillime të tjera