05.10.2023

Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore

Ujitja në bujqësi nëpërmjet energjisë diellore

Ujitja nëpërmjet paneleve diellore është një teknologji e mirëpërcaktuar e cila, kur krahasohet me pompat që përdoren me energji elektrike apo ato me karburant, kanë një kosto më të ulët shpenzimesh dhe një jetëgjatësi më të madhe. Në Shqipëri, një nga problemet kryesore të ujitjes është mungesa e aksesit të energjisë elektrike në fermat bujqësore (në fushë) apo çmimi i lartë i karburantit (190 lek/lit). Në shumë zona ka mungesë të kanaleve vaditëse, sidomos ato të dyta dhe të treta.

Si të zgjidhni një pompë ujitjeje me energji diellore

1. Vlerësoni kërkesat tuaja teknike - Sa i thellë është pusi apo aksesi në kanale/liqene ujore? Sa është distanca midis rezervuarit dhe pusit (ose burimit tjetër uji si lumi)? Sa është lartësia e rezervuarit? Sa ujë duhet për ujitje në ditë (litra/ditë)?

2. Zgjidhni pompat diellore sipas nevojave tuaja - Llogaritni "ngritjen aktuale të nevojshme" dhe gjeni një pompë të përshtatshme. Më pas zgjidhni pompën më të përshtatshme sipas normave të rrjedhjes (prurjes).

3. Zgjedhja e panelit diellor - Fuqia e paneleve diellore foto-voltaike rekomandohet të jetë 1.3 herë ose më shumë se fuqia e pompës së ujit. Tensioni i grupit të paneleve diellore foto-voltaike duhet të plotësojë diapazonin e tensionit të pompës së ujit.

4. Zgjidhja e energjisë startuese të sistemit diellor - Në rastet e mungesës së energjisë elektrike për startim duhet të përdorni një bateri, që duhet ta lidhni me panelin elektrik. Tensioni pas lidhjes së baterisë duhet të plotësojë tensionin e pompës së ujit.

Sa është kosto e një impianti foto-voltaik për ujitje?

Kosto për një impiant ujitjeje me energji diellore, për ujitjen e një sipërfaqe prej 6 ha, me bateri cilësore Litium (5 vite garanci) me panele prodhim i BE-së (10 vite garanci) kushton rreth 8000 euro, kalkulohet një kthim investimi prej 3.5 vitesh dhe financohet me produkt financiar specifik.

"NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera