26.01.2024

Këshillimi Smart - Shalqini

Kultivimi i shalqinit dhe tregjet europiane

Shqipëria me kushtet e saj klimatike dhe pozitën gjeografike ka nje traditë në kultivimin e bostanoreve. Shqipëria prodhon rreth 313,200 ton/vit shalqinj (10% më shumë se viti 2018), ku rreth 50% e këtij prodhimi i takon prodhimit të hershëm që fillon vjeljen rreth datës 20 Maj. Bostanoret kryesisht kultivohen në qarqet e Fierit, Tiranës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Lezhës. Në total Shqipëria kultivon bostanore në një sipërfaqe rreth 7245 ha, ku sipërfaqja me pjepër është jo më shumë se 20% të sipërfaqes. Ndërkohë në shkallë qarku, sipërfaqe më e madhe me bostanore (shalqi dhe pjepër) mbillet në qarkun e Fierit (40.6%), Tirana (15.3%), Durrësi (10.5%), Shkodra (9%) etj.

Prodhimi i shalqinit dhe tregjet europiane

Tregu global i shalqinit pritet të rritet gjatë vitit 2024 për shkak të rritjes së siperfaqeve të kultivuara nga rritja e kërkesës për këtë produkt. Sipas vlerësimeve të analistëve botërorë, tregu global i shalqinit duket shumë premtues në 5 vitet e ardhshme. Që nga viti 2022, ku tregu global i shalqinit u vlerësua në 2.05 miliardë dollarë, parashikimi arrin në 2.2 miliardë dollarë në 2028. Rritja e temperaturave mbi 30°C në disa vende të ftohta Evropiane ka rritur kërkesën për kulturën e shalqinit.

Dy shtetet në rajon që Shqipëria duhet të marrë si modele të suksesshme të biznesit të kësaj kulture janë Maqedonia e Verit dhe Greqia. Maqedonia e Veriut për arsye të klimës dhe pozicionit gjeografik del në treg me një vonesë prej 1 muaji në krahasim me Shqipërinë. Megjithatë, vlera e eksporteve të shaliqinit në Maqedoninë e Veriut është 2,669,790 USD (viti 2022), krahasuar me Shqipërinë që ka një vlerë eksporti në shumën 2,515,999 USD (viti 2022). Ndërkohë Greqia ka rritur eksportet me 35.5 % krahasuar me vitin 2016. Vlera e eksporteve të Greqisë me kulturën e shalqinit është 76,020,800 USD.

Shtetet anëtare të BE-së me eksportet më të larta në EU në kulturën e shalqinit janë: Spanja që mbulon 26.3% (541.1 milion $), Italia me 8.2% (168.7 milion $), Hollanda me 6% (123.1 milion $).

Ndërkohë vendet që importojnë kulturën ë shalqinit, me balancë tregtare negative janë: Anglia me 57.5% (133 milion $), Belgjika me 17.5% (27.5 milion $), Franca me 19.3% (153.6 milion $), Gjermania me 13.3% (307.7 milion $, Austria me 10.6% (31.4 milion $).

 “Fermerë, planifikoni porosinë e fidanëve dhe blerjen e inputeve bujqësore”

Muaji Shkurt është periudha që fermerët investojnë në blerjen e fidanit (1 ha/5500 fidanë = 300,000 lek) dhe periudha Mars-Maj përkon me shërbimet agroteknike ku financimi i inputeve (rreth 350,000 lek) ka vlerën më të lartë. Ky financim mbështetet nga NOA me linjë kredie me afat shlyerje 1-2 vjeçare, pa kolateral,  analizohet dhe disbursohet brenda 24 orëve.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera