26.09.2023

Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit

Vjelja e ullirit dhe prodhimi i vajit cilësor

Prodhimi i ullirit shënoi rritje me rreth 40% gjatë vitit 2022. Në vitin 2021 u prodhuan 110 mijë ton ullinj, ndërsa gjatë vitit 2022 prodhimi arriti në 158 mijë tonë. Në 6 mujorin e parë, është eksportuar një sasi prej 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë të eksportuara historikisht. Importi gjatë periudhës Janar-Gusht 2023 rezulton me ulje, përkatësisht me vetëm 22.5 ton vaj ulliri, kundrejt 184 ton vaj ulliri që u importuan gjatë periudhës Janar-Gusht 2022. Shqipëria prodhoi rreth 25-30,000 ton vaj ulliri gjatë 2022, pra rreth 10,000 ton me shumë se vitet e tjera. Ajo që spikati gjatë vitit 2022 ishte një tregtim vaji me çmim shumë të ulët që u nda në dy faza: a). Shitje me çmim rreth 400 lek/lit gjatë periudhës Janar- Mars 2023, b). Shitje me çmim rreth 550 lek/lit gjatë periudhës Prill-Gusht 2023.

Ku qëndron ndryshimi në cilësi, standard, çmim?

- Për të prodhuar vaj ekstra të virgjër një ullishtar i mirë e çon ullirin çdo natë në fabrikë për përpunim, pra nuk duhet të kalojë 24 orë. Çdo ditë qëndrimi në fermë, vaji në brendësi të frutit humbet 10- 20% të cilësisë, duke rritur aciditetin, pakësimin e elementëve cilësorë si polifenoli dhe pakësimi i aromës.
- Vaji ekstra i virgjër duhet të jetë i shtrydhur pa nxehtësi të shtuar, pra në temperaturë të ambientit jo më të lartë se rreth 27°C.
- Drita është armiku i vajit të ullirit dhe po ashtu edhe nxehtësia. Ruajeni vajin e ullirit në enë inoksi apo enë qelqi të errta dhe në një mjedis të freskët dhe të errët.
- Analizat e vajit të ullirit dhe certifikimi i prodhimit me standardin ISO 22000 është i domosdoshëm.

“Fermerë, respektoni standardet e vajit të ullirit”

Fermerët, përpunuesit e vajit të ullirit duhet të respektojnë një seri standardesh, që kërkojnë investime paraprake që lidhen me procesin e vjeljes (rrjeta, pajisje vjelje, kosha plastike), me procesin e përpunimit (tanke inoksi apo enë qelqi të errta), linja amballazhimi dhe etiketimi të vajit të ullirit dhe certifikimi i tij. Nëse respektohen këto standarde, vaji i ullirit  mund të shitet me çmim 7-8 euro/lit.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera