07.03.2024

Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024 pjesa 3

Skema e subvencioneve për certifikimin me standardet Global GAP dhe organik për vitin 2024

Standardet janë thelbësore për të garantuar sigurinë e frutave, perimeve dhe jo vetëm. Ato vendosin udhëzime për përdorimin e pesticideve, plehrave dhe praktikave të tjera bujqësore, duke ndihmuar në minimizimin e pranisë së mbetjeve të dëmshme. Respektimi i standardeve të sigurisë është thelbësor për të mbrojtur konsumatorët nga rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me produktet e kontaminuara.
Standardi Global i Praktikave të Mira Bujqësore (Global GAP) është një grup udhëzimesh dhe procesesh certifikimi të zhvilluara për të siguruar prodhimin e sigurt dhe të qëndrueshëm bujqësor të ushqimit në mbarë botën. Analiza laboratorike e mbetjeve në produkt është çelësi i suksesit.
Standardi organik është një grup udhëzimesh dhe rregulloresh që përcaktojnë kriteret për bujqësinë organike dhe metodat e prodhimit. Këto standarde synojnë të promovojnë praktika të qëndrueshme bujqësore, të minimizojnë ndikimin mjedisor dhe të sigurojnë prodhimin e ushqimit organik që është pa kimikate sintetike, pesticide dhe organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ).

Çfarë përfshijnë subvencionet për certifikimin e standardeve Global GAP dhe organik për vitin 2024?

1). Fermat organike për periudhën në kalim, përfshin mbulim vitin e parë, në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200,000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar;
2). Implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:
- Por jo më shumë se 175,000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual;
- Por jo më shumë se 500,000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë;
- Por jo më shumë se 700,000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëshjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë.

FERMERË! Kontaktoni degët e NOA-s për t’ju ofruar këshillimin e duhur, jo vetëm për procesin e aplikimit, por edhe për një konsultë nga staf i  certifikuar apo trupat ndërkombëtarë që certifikojnë këto standarde. Ndërkohë institucioni NOA ofron një produkt financiar specifik dhe të lehtësuar për të gjithë ata fermerë që aplikojnë për certifikimin GlobalGap, Orgnanik, ISO dhe HACCP.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera