14.12.2023

Këshillimi Smart - Siguria ushqimore

Siguria ushqimore, BE-ja dhe Shqipëria

Në datë 22-24 Nëntor 2023 u zhvillua në Bruksel takimi i fundit sqarues në lidhje me kapitullin 12, që lidhet me sigurinë ushqimore. Ky testim është një shqyrtim analitik i përafrimit ligjor me BE-në dhe është i ndarë në dy faza: a). sesione shpjeguese dhe b). takime dypalëshe bilaterale. Kapitulli 12 analizon rregulla të hollësishme në fushën e sigurisë së ushqimit, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjenën dhe paraqitjen e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë së ushqimit, etj. Në fushën e mbrojtjes së bimëve, acquis vendos rregulla gjithëpërfshirëse në lidhje me kontrollin e organizmave të dëmshëm ndaj bimëve dhe produkteve bimore, përdorimin e pasaportës së bimëve në tregtinë e tyre të destinuara për mbjellje, procedurat për autorizimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, masat e karantinës, mbetjet e pesticideve të përdorura për prodhimin e bimëve.
Anëtarësimi në BE nënkupton miratimin e politikave dhe legjislacionit të përbashkët nga anëtarët dhe vendet anëtare, bazuar ne parimet e mëposhtme: 1). Parimi i Tregut Unik; 2). Disiplina fiskale e vendeve anëtare; 3). Mbrojtja e konkurrencës dhe e të drejtave të konsumatorëve; 4). Kufijtë e ndihmës shtetërore në vendet anëtare; 5). Hyrja në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar (EMU); 6). Miratimi i mekanizmave të përbashkët financiarë për të mbështetur qëllimet e përbashkëta të përcaktuara; 7). Miratimi i Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Çfarë detyrimesh të reja lindin për agrobiznesin shqiptar nga zbatimi i rregullave të BE-së?

Përpos detyrimeve që autoritetet shtetërore kanë në lidhje me ndryshimet në ligje dhe forcimin e strukturave zbatuese të standardeve, kërkohet që vetë sipërmarrja në agrobiznes të investojë në rritjen e standardeve. Prandaj, kërkohet që fermerët të zbatojnë një sërë rregullash, që nisin me mbajtje të inventareve të blerjeve, respektimin e përdorimit të preparateve, vjelja dhe shitja e prodhimit. Pesha më e rëndë në këtë stad që sipërmarrja Shqiptare do të ndeshet i takon industrisë përpunuese, qumështit, mishit, fruta-perimeve, brumërave, peshkut, vajrave etj.

Prandaj është domosdoshmëri që fermerët, agropërpunuesit duhet të planifikojnë investime të shpejta që lidhen me kushtet higjeno-sanitare në fillim, pa lënë mënjanë teknologjinë dhe gjurmueshmërinë. Nga vlerësimet paraprake, këto investime variojnë në shumat nga 30,000-150,000 euro, dhe që trajtohen në mënyrë preferenciale nga NOA.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera