22.02.2024

Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024

Skema e subvencioneve për blegtorinë për vitin 2024

Subvencionet në bujqësi zakonisht zbatohen për të mbështetur fermerët, për të stabilizuar tregjet bujqësore dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Kjo formë mbështetje ose siç quhet “Pagesat Direkte” janë një formë e mbështetjes që shpesh janë të shkëputura nga nivelet aktuale të prodhimit dhe synojnë të ndihmojnë fermerët të stabilizojnë të ardhurat e tyre përballë luhatjeve të tregut. Gjatë muajit Mars 2024, blegtorët Shqiptarë do ti drejtohen portalit e-Albania për të kryer procesin e aplikimit.

Çfarë përfshijnë subvencionet për blegtorinë gjatë 2024?

1) Pagesa në vlerën deri në 10,000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë.
Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor-SHBB”.
2) Pagesa në vlerën deri në 1,200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
3) Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
4) Subvencionimi i naftës për aktivitetet blegtorale. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet me vetëdeklarim.
i). Deri në 100% të vlerës,  për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar tabelës më poshtë.
ii). Për sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Të gjithë fermerët që nuk plotësojnë numrin minimal të krerëve, pra 10 lopë, 100 krerë të imta apo 50 koshere bletësh, mund ti drejtohen zyrave të NOA-s, për të financiar numrin e krerëve të munguar për të përfituar nga skema e subvencioneve.

 “NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera