02.05.2024

Këshillimi Smart - Mbarështimi i blegtorisë për drejtim mishi

Mbarështimi i blegtorisë për drejtim mishi

Blegtoria është sektor shumë i rëndësishëm për vendin tonë, duke marrë për bazë mundësinë që ofrojnë kushtet natyrore për zhvillimin e këtij sektori. Mbarështimi i blegtorisë për drejtim mishi është veprimtari sekondare dhe është aktivitet i fokusuar në majmërinë e viçave, që vjen nga fermat e orientuara kryesisht për prodhimin e qumështit. Fermat e specializuara me këtë lloj prodhimi janë në numër shumë më të vogël dhe kryesisht operojnë me viça importi. Shqipëria ka një deficit të rëndësishëm tregtar në mish dhe produkte të përpunuara të mishit në vlerën rreth 100 milionë euro në vit.

Sfidat e sektorit të prodhimit të mishit

Rënia e numrit të blegtorisë ka sjellë mungesa në furnizimin e tregut me mish vendi, teksa kërkesa po rritet nga turistët dhe që gjatë vitit 2024 priten të rriten me 50%. Prej gati 3 vitesh, çmimi i një kilogrami mish viçi është rritur me 30% në tregjet e pakicës në vend.

Në vitin 2022, prodhimi vendas i mishit përllogaritet në rreth 140 mijë tonë, me një rënie prej 13.1% krahasuar me vitin 2018. Prodhimi i mishit ndahet në katër grupe të mëdha, në mish gjedhi, të imtash, derri dhe shpendi, ku rritje ka shënuar vetëm prodhimi vendas i mishit të shpendëve.  
Mishi dhe nënproduktet e tij janë nga produktet bazë të shportës së konsumatorit. Importet e kafshëve të gjalla për mish rezultojnë në rritje, por gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim tendenca paraqitet edhe më e lartë. Në njërën anë, pakësimi i bagëtive në vend dhe në anën tjetër turizmi, e kanë rritur kërkesën për mish. Kulinaria shqiptare ka në themel të saj mishin, ndaj edhe rritja e numrit të turistëve nxit konsumin e tij në restorante. Kështu sipas të dhënave statistikore, në Shqipëri paraqitet një konsum mishi me rreth 39 kg mish për frymë në një vit, ndërkohë që  mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian është 67 kg për frymë në vit.

A vlen të investohet në mbarështim blegtorie për drejtim mishi?

Institucioni Mikrofinanciar NOA, ka përllogaritur kostot e aktivitetit blegtoral për prodhim mish viçi dhe rezulton kjo përfitueshmëri:

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera